Vdekja e legjendës së futbollit Maradona është ngatërruar nga shumë përdorues të rrjetit social Twitter, me këngëtaren Madonna.
Shumë persona kanë postuar në profilet e tyre mesazhe ngushëllimi me foton e këngëtares duke përhapur dhe shumë deba gjatë ditës së djeshme
Sakaq, nga ana e saj, këngëtarja nuk ka reaguar mbi këto postime dhe komente mbi “vdekjen” e saj.
Kujtojmë se Diego Maradona ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak dhe ky lajm bëri bujë në të gjithë botën pasi futbolli humbi një ikonë.
h.b/dita