Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Siguria rrugore, masë administrative për 79 drejtues mjetesh

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për evidentimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

“Kontrollet intensive janë përqendruar edhe në rrugën e Arbrit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkoolit me drager. Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, informon Policia e Shtetit.

Policia thekson se, “njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqyetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç. Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.

“Gjithashtu nga monitorimi me radar në rrugën e Arbrit, gjatë ditës së sotme janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit”, vijon njoftimi.

“Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit”, njofton Policia e Shtetit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.