TIRANË

Akademiku Artan Fuga i cilëson optimiste të dhënat se 45% e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë dhe sipas tij, ky do të ishte rast fatlum.

Ai kërkon që situata të merret më me seriozitet teksa publikon shifrat e një tjetër sondazhi që thotë se 30% e familjeve me 3-4 persona jetojmë me 3 ose 4 dollarë në ditë për frymë.

“Shumë optimiste që 45 përqind e popullsisë jeton me 6 dollarë në ditë. Ky do të ishte rast fatlum. Ne disa sondazhe kombëtare rezulton ndryshe, situata duhet të merret më me seriozitet. Ja një nga sondazhet më të fundit:
30 përqind e familjeve me mesatarisht 3 deri 4 persona kanë jo më shumë 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pra aty te 380 dollarë në muaj.
Kjo do të thotë me jo më shumë se 3 ose katër dollarë në ditë për frymë”, deklaron Artan Fuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb