Albania

Situata e COVID, mjeku Sulçebe: Lufta kundër virusit tashmë nuk mund të bëhet në spitale, ja kur do të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë

Situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur pasi jemi ende larg imunitetit të tufës.

I ftuar në emisionin “Spotlight”, mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe është shprehur se lufta kundër Covid tashmë nuk mund të bëhet në spitale.

Këshilla e tij qëndron në parandalimin e infeksionit, sa kohë që ne e dimë se si mund ta marrim.

Sulçebe tha se kryeqyteti tashmë është ende larg arritjes së imunitetit të tufës.

Sipas tij, sot, Tirana mbërrin deri në 20-25% dhe për të mbërritur një imunitet tufe, do të duhet të ishte rreth 50%.

“Jemi shumë larg. Tirana tani duhet të jetë afër 20-25%. Ne tek Akademia e Shkencave do të organizojmë një fazë studimore për të parë si është realisht gjendja, por jemi akoma larg imunitetit të tufës. Imuniteti i tufës duhet të kapë rreth 50% të popullatës.”

Më tej, mjeku i njohur shtoi se imuniteti i tufës mund të arrihet me vaksinën dhe jo përmes imunizimit natyral.

“Nuk mund të pretendojmë që imuniteti i tufës të arrihet përmes imunizimit natyral, por duhet ta arrijmë nëpërmjet vaksinimit, për arsye se me imunizim natyral mund të kemi shumë humbje. Duhet të mendojmë të parandalojmë infeksionin, që të kemi forcë deri në realizimin e vaksinës”, tha ai.

j.l./ dita

Football news:

Ramos, Carvajal, Valverde, Edegor and Nacho will miss the match between Real Madrid and Alaves in La Liga
Drinkwater went to Kasympasha: didn't play for almost a year, cut down a 16-year-old in a youth match and had a Harry Potter-style night out during the Champions League
Lampard on retirement: I'm not stupid and I know what the pressure is when working with a top club. Rumors don't matter
Klopp on transfers: I can't spend money, I just give recommendations. Never made such decisions
Allegri is not on the list of candidates for the post of Chelsea coach. Tuchel is the favorite, Rangnik is the backup option
De Bruyne will miss 4 to 6 weeks due to injury. He will not play with Liverpool and Tottenham, probably
Zidane's assistant: Every defeat of Real Madrid provokes criticism. We know how to react