Albania

Situata e kriminalitetit në vitin 2020/ Kryeprokurori Çela raporton në Kuvend

TIRANË, 14 qershor /ATSH – I. Vata/ Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020.

Në fjalën e tij, Çela tha se se viti i kaluar ishte mjaft i vështirë edhe për shkak të pandemisë e cila krijoi probleme edhe në funksionimin e Prokurorisë, me ndikim në uljen e performancës së prokurorive.

“Gjatë 2020 organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 58466 materiale kallëzimi, janë ndjekur gjithsej 44834 procedime penale nga të cilat 27890 janë procedime penale të regjistruara. Edhe në 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë me rreth 31.7% të procedimeve penale në shkallë vendi e ndjekur më pas nga Prokuroria Durrës dhe Elbasan”, tha ai

Duke folur për raportin e ndarjes së veprave penale, Çela tha se rezulton se 78.24% e veprave penale i përkasin krimeve. Sipas strukturës së Kodit Penal në grupveprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruar nga ana e prokurorisë evidentohet se vjedhja e pasurisë sërish përbënë numrin me të lartë me 31.2% të numrit të përgjithshëm të veprave penale, por një ulje me 10% në krahasim me një vit më parë.

“Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë 26.46 % të numrit të përgjithshëm dhe kanë një ulje rreth 4.8% krahasuar me 2019, në kohë që veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës përbëjnë rreth 6.28% me një ulje rreth 8.38% me një vit më parë. Veprat penale kundër fëmijëve, familjes zënë rreth 4.9% të numrit total të veprave penale dhe kanë një rritje 9.91% në krahasim me vitin 2019. Gjatë 2020 nga prokuroritë e shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit për 10 mijë procedime penale me 11530 të pandehur”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Parti injured his ankle in a friendly game with Chelsea. Arsenal midfielder will be examined tomorrow
Umtiti agrees to leave Barca, but only to a club from the Champions League or claiming the title
Sassuolo is ready to give Locatelli to Juve on loan for 5 million euros with an obligation to buy out at least 30 million
Sofia Pozdnyakova: It's more fun with the audience, the excitement wakes up. But we do not have such a popular sport as football or figure skating. We are used to it
Gilmore is the future of Chelsea. There is an elite pass, speed, and experience will gain in Norwich
Bologna signed Arnautovich. The forward of the Austrian national team was Interesting to Dynamo
Inter may sign Pjanic to replace Brozovic. Marotta was in contact with the Barca midfielder