Albania

Skandal me një nga 4 kandidatët në garë për Gjykatën e Lartë: Darjel Sina, jo vetëm nuk plotëson kriteret ligjore, por ka manipuluar të dhënat!

Ekskluzive / DITA-Investigim

Janë katër kandidatë në garën për në Gjykatën e Lartë për vendin e krijuar pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit nga vettingu. Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Theodhori Sollaku dhe Darjel Sina synojnë që të gjejnë një vend në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor shqiptar.

Ky i fundit, Darjel Sina, që aktualisht ushtron detyrën e Komisionerit Publik, rrezikon skualifikimin nga gara pasi jo vetëm që nuk plotëson kriteret ligjore, por duket se ka manipuluar të dhënat. Kandidati Sina në tentativat e tij për të ngjitur shkallët e karrierës në sistemin e ri të drejtësisë shqiptare, ka paraqitur të dhëna të rreme në Kuvend, në ILDKPKI dhe tashmë edhe në KLGJ.

1. Mungesa e eksperiencës profesionale – 15 vjet

Neni 136 i Kushtetutës dhe ligji e përcaktojnë qartë se për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë nevojiten sëpaku 15 vite përvojë si avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike ose në fusha të tjera të së drejtës.  Por nëse do të shohim CV-në e kandidatit Sina ky kriter edhe formalisht në momentin e dorëzimit të dokumentacionit është i pamundur. Në vitin 2003 ai është diplomuar si jurist në Athinë  dhe më pas ka vijuar studimet në të njëjtin universitet për master që i ka mbyllur në vitin 2005. Sipas deklaratave të tij dhe CV publike, për një periudhë pothuajse dy vjeçare (data 05.01.2002-31.08.2003) si dhe 02.11.2003-10.08.2005, ka qenë praktikant / ndihmës i avokatit pranë Av. Theodoros Karagiannakos, Avokat në Gjykatën e Apelit në Greqi si dhe i Av. Aristeidis Trigonis, Avokat në Gjykatën e Lartë. Por në të dyja këto eksperienca nuk vërtetohet që ai ka qënë i punësuar duke kryer thjesht praktikën. Nuk figuron i regjistruar as në organet e avokatisë dhe as në librezë pune. Ndërkaq, për periudhën 2005-2009, ka qenë asistent/profesor i Andreas Dimitropoulos në Universitetin Kapodistrian Kombëtar të Athinës sipas deklaratave të tij, kohë në të cilën ka kryer edhe doktoraturën.

Në librezën e punës është shënuar eksperienca si pedagog Tetor 2009 – gusht 2013, pranë Universitetit Europian të Tiranës (librezë punë).

Shtator 2013-shtator 2014, kërkues shkencor pranë Universitetit të Zyrihut, (certifikatë dosje) e cila nuk vërtetohet nëse ka punuar apo ka qënë për shkak të studimeve të tij,

Tetor 2014 – tetor 2015, ka mbajtur pozicionin e Dekanit në Universiteti “Luarasi” (librezë pune)  si dhe Tetor 2015 – shkurt 2017, Prof. i asocuar me kohë të plotë pranë “University of Neë Jork”,  në Tiranë ndërsa nga viti 2018 si Komisioner Publik.

2. Skualifikim për mosplotësimi e kriterit të vjetërsisë për anëtar të KLGJ/KLP

Mungesa e eksperiencës prej 15 vitesh është konstatuar së pari edhe nga vetë Kuvendi. Teksa Darjel Sina aspironte për të zënë një vend në Këshillin e Lartë Gjyqësor apo atë të Prokurorisë si propozim nga radht e pedagogëve. (Shkarko dokumentin)

Gjatë verifikimit të plotësimit të kushteve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit Genc Gjoncaj është konkluduar se kandidati Sina ka pasur mangësi në plotësimin e dokumentacionit provues të përmbushjes së kriterit të eksperiencës së kërkuar për KLGJ dhe KLP. Një fakt i tillë provohet lehtësisht në raportin e hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj, për “Krijimin dhe funksionimin e organeve të reja të qeverisjes së drejtësisë”, si dhe në raportin final të KSHH-së (faqja 44 – 72). Shih për më shumë linkun : https://fliphtml5.com/qlrlf/anur/basic/51-100 ).

Ligji e përcakton qartë se kriteret e përzgjedhjet së anëtarëve të KLGJ dhe të KLP janë të njëjta me ato të Gjykatës së Lartë. Pra për sa kohë që nuk ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e dy organeve të reja të drejtësisë, kandidati Darjen Sina nuk mund të jetë as anëtar I Gjykatës së Lartë pasi nuk I ka 15 vite eksperiencë pune.

3.Dyshimet për figurën e kandidatit Sina

Darjel Sina nuk ka deklaruar që ka qenë ortak në një shoqëri tregtare me një person të papërshtatshëm i cili është arrestuar nga autoritetet e huaja. Nga dokumentet e QKB, Sina ka qenë ortak me 10% në shoqërinë “WORLD TRADING SERVICE” SHPK, NIP L21501049U, Date themelimi: 01.02.2012, Administrator: Darjel Sina, nga 01.03.2012 deri ne 01.03.2017.  Bashkëortakë të tij janë Vincenzo Amore 80% dhe Giusepe Bicolla 10% . Pavarësisht se shoqëria është pezulluar edhe gjatë kohës që administrator ka qënë Darjel Sina (mars 2017), bashkëortaku Vincenzo Amore është akuzuar dhe dënuar për mashtrim dhe përvetësim lekësh për krijimin e institucioneve arsimore fantazëm. (Shih: https://www.rsi.ch/la1/programmi/informazione/patti-chiari/Inchieste/inchieste-andate-in-onda/UniPoliSI-e-IPUS-universit%C3%A0-fantasma-10098527.html)

Këtë fakt Sina nuk e ka deklaruar as në Deklaratën e tij të pasurisë në ILDKPI kur ka marrë detyrën duke I justifikuar me lekë të dhuruara nga prindërit e nuses apo pasuri të kursyera nga ai vetë, por pa cituar burimin. E këtyre kursimeve nëse kanë ardh dhe nga kjio kompani ku ka qenë aksionet me Vincenzo Amore. (Shih: https://www.cdt.ch/ticino/mendrisiotto/pena-da-espiare-per-vincenzo-amore-NSCDT201149)

 Konflikti i Interesit dhe “hakmarrja” me Bashkim Deden

Kandidimi për në Gjykatën e Lartë është edhe një mënyrë e mirë për të marrë mbrapsht “borxhin” që i kanë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor ndaj tij.

Kandidati Sina që kandidon për Gjykatë të Lartë I ka patur subjekte anëtarët e KLGJ-së  gjatë procesit të vettingut. Si Komisioner Publik, ai ka pasur të gjithë mundësitë që të kundërshtonte zgjedhjen e ndonjërit prej tyre duke e ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Shembulli më I mirë është përplasje që Sina pati me ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ku konflikti i interesit ishte tejet I pastër.

Bashkim Dedja, i cili e drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2018.  Por Darjel Sina si Komisioner Publik, e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Gjatë parashtrimit të mbrojtjes përpara Kolegjit, Dedja dhe avokati i tij Maksim Haxhia kundërshtuan ankimin dhe  akuzuan Komisionerin Publik, Darjel Sina se ishte në konflikt interesi, kishte përdorur standarde të dyfishte dhe ishte treguar dashakeq. “Zotëria është skualifikuar nga gara si kandidat për Gjykatën e Strasburgut në vitin 2016 dhe unë kam votuar kundër tij,” tha Dedja, pasi shpjegoi se kishte qenë pjesë e komisionit përzgjedhës të kandidaturave.

Çudia e Sinës, para 9 vitesh kandidoi për dy parti të ndryshme

Nga një kërkim në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Darjel Sina ka qenë i angazhuar politikisht. Për çudi të të gjithëve, në zgjedhjet vendore të vitit 2011 ka qenë i angazhuar si kandidat për këshilltar në 2 parti politike njëkohësisht. Ai ka qenë në zgjedhjet vendore 2011 pjesë e listës shumemërore për këshilltar për Partinë Ligj dhe Drejtësi të drejtuar nga Spartak Ngjela në Bashkinë Tiranë. Gjithashtu, ka qenë pjesë e  listës shumemërore për këshilltarë në zgjedhjet vendore po të 2011-s me Partinë Socialiste  në Vlorë, për Komunën Hore Vranisht. Kjo vërtetohet dhe me dokumente  zyrtare në KQZ, ku mjafton që të klikojmë linkun:

http://cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2011/subjektet%20zgjedhore/Bashkia_Tirane/29.pdf

http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2011/html_lshumemerore/110920_-_DTI_-_listat_shumemerore_tjera_2011/report1/5960.htm

Kandidimi në kundërshtim me Mandatin e Komisionierit publik

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b të Kushtetutës dhe aneksit kushtetues. Mandati i Institucionit të Komisionerëve Publikë është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit dhe Komisionerët Publikë, referuar nenit C, pika 3, të aneksit të Kushtetutës, gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë gjatë mandatit të tyre. “Mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit tyre, ndërsa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit është 9 vjet. Pas shpërbërjes së komisionit, çështjet e papërfunduara të rivlerësimit shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligjit. Çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të prokurorëve shqyrtohen nga  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas ligjit. Pas shpërbërjes së komisionerëve publikë, kompetencat e tyre ushtrohen nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në ligj.

***

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Football news:

Maguire Azpilicueta knocked the seizure of MMA: a penalty not given either on the pitch or after the OPTIONS check. Controversial, isn't it?
Neville on van de Beek at Manchester United: he's probably thinking: What am I doing here?
De Gea after 0-0 with Chelsea: Manchester United deserved more. The goalkeeper saved them
Lewandowski has scored every 37 minutes this Bundesliga season. He has 10 goals after 5 rounds
Azpilicueta about capturing Maguire: VAR can perform better. Why not take 20 seconds to review?
Real Madrid beat Barca at camp Nou for the first time since August 2017
Conte on Lukaku: in a year, he has improved in everything and has become different. I always called him an uncut diamond