Albania

SONDAZHI: Mbështetja për partitë populiste në Evropë ka rënë përgjatë vitit

Mbështetja për besimet populiste në Evropë ka rënë ndjeshëm përgjatë vitit, sugjeron një sondazh nga YouGov, me dukshëm më pak njerëz ndër vende evropiane, që mund të bien dakord me deklaratat kryesore të hartuara për ta matur atë.

Projekti YouGov-Cambridge, një sondazh i rreth 26,000 njerëzve në 25 vende, i hartuar me The Guardian, tregoi një rënie pak a shumë të pjerrët të tendencave populiste në vitin 2020, në të tetë vendet evropiane të anketuara.

Shkencëtarët politikë shprehën habi për madhësinë e rënies, por thanë që arsyet kryesore që shpjegojnë këtë, lidhen me pandeminë dhe kërkesën që ajo ka rritur për shkencëtarë dhe mendime të aprovuara teknike e faktike. “Megjithatë, mbështetja për besimet populiste mund të rimëkëmbet ndërsa fokusi i krizës bëhet më ekonomik”, janë shprehur politologët.

Populizmi, i cili e kornizon politikën si një betejë midis njerëzve të zakonshëm dhe elitave të korruptuara, është rritur me shpejtësi si një forcë politike, me mbështetjen në të gjithë Evropën që u rrit nga 7% në më shumë se 25% për 20 vjet.

Udhëheqësit populistë, kryesisht në të djathtën ekstreme, Matteo Salvini i Italisë, Marine Le Pen i Francës, Viktor Orbán në Hungari ose Jimmie Åkesson i Suedisë, janë rritur dhe partitë populiste kanë hyrë në qeveri në gati një duzinë vendesh evropiane.

Sondazhi, i kryer në korrik dhe gusht, zbuloi se në të gjithë Britaninë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Poloninë dhe Spanjën, më pak njerëz ishin dakord me deklaratën se “disa interesa të veçantë e pengojnë vendin tonë të bëjë përparim “.

Në disa vende, rënia ishte e konsiderueshme: nga 33% në 22% në Danimarkë, një rënie prej 11 pikë përqindje, me rënie prej 9 pikësh në Britaninë e Madhe, 9 pikë në Gjermani, 8 në Francë, 6 në Itali dhe 4 në Poloni.(The Guardian, scan)

Football news:

Barcelona's away form for the 2021/22 season will be purple
Champions League matches will start with a minute's silence in memory of Maradona
Napoli on Maradona's death: Everyone is waiting for our words, but what words can Express our pain? Now is the time for tears
How will you remember Maradona? Let's share warm memories, stories from your childhood and how much you admired Diego
Barcelona Twitter: Thank you for everything, Diego
Real Madrid: Maradona-an icon of millions of fans, one of the greatest in the history of football
Ukraine was awarded a 0:3 defeat in the game with Switzerland. Because of this, the team is relegated from the top division of the League of Nations