Albania

Soreca e Kim takim me kreun e KED: Mbështetje e ndihmë nga BE! Gjykata e lartë të arrijë kuorumin

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë u takuan ditën e sotme me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

Soreca thekson se KED do të ketë mbështetje e ndihmë nga BE-ja.

“Takova kryetarin e Këshillit të ri të Emërimit të Drejtësisë të Shqipërisë, Ervin Pupe, së bashku me Yuri Kim. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova nga Bashkimi Evropian mbështetje të fortë, duke përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që pasi Gjykata e Lartë të ketë hapur vendet e lira të punës për Gjykatën Kushtetuese, JAC do të jetë e gatshme të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca në Twitter.

Gjithashtu në lidhje me takimin ka reaguar edhe Kim, ku shkruan se është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e vendet e lira të mund të plotësohen dhe të jetë plotësisht funksionale.

“Duke punuar së bashku, JAC, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë funksionale deri në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në gjykatë të mund të plotësohen dhe të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi”, shkruan Kim.

o.j/dita

Football news:

Gladbach midfielder Neuhaus: You need to play bolder in the second leg against City
Bernardo Silva on Gladbach's goal: Headbutts are not my thing. I work hard on them
Thibaut Courtois: An away goal means a lot, but the second leg against Atalanta will be different
Giroud and Lewandowski - among the contenders for the title of player of the week in the Champions League
Midfielder Atalanta Pessina about 0:1 with Real Madrid: Well defended, but still missed
Gladbach coach on 0:2 with City: It is difficult to stop an opponent who is in such a form
Pep about Champions League: When I see Bayern like in the match against Lazio, I do not consider Man City the favorite