Albania

SPAR 4 vite në Shqipëri, zgjerim i pandalshëm dhe mbështetje për prodhuesit vendas

Katër vjet më parë, u prezantua zyrtarisht në tregun shqiptar SPAR, rrjeti i supermarketeve që u krijua në Hollandë dhe u bë ndër më të mëdhenj në nivel global. Si pjesë e Grupit BALFIN, në vetëm katër vite SPAR arriti të hapë në Shqipëri 58 markete dhe rreth 1200 vende të reja pune.

SPAR solli përmirësimin e standardit në tregtimin e ushqimeve, dhe jo vetëm, duke përmirësuar shërbim për konsumatorët, kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve, i dha hapsirë prodhuesve vendas dhe solli produktet më të reja që janë prezantuar njëkohësisht në tregun evropian.

Drejtoresha Ekzekutive e SPAR Albania, Elona Hametaj, shprehet mjaft e kënaqur për rrugëtimin e deritanishëm të kompanisë: “Çdo vit rritemi dhe përmirësohemi, çdo ditë bëhemi më të domosdoshëm për klientët tanë. Jemi shumë krenarë që SPAR është marka me e besueshme në tregun ushqimor te shitjeve me pakice ne Shqiperi duke u mbeshtetur ne menyre te vazhdueshme nga SPAR International me produktet dhe praktikat me te mira nderkombetare. Katër vite më parë, e prezantuam markën SPAR në Shqipëri me 10 markete dhe 2 hipermarkete, e sot numërojmë plot 58 dyqane në te gjithe Shqipërine. Në katër vitë të gjitha këto nuk do ishin te mundura pa mbeshtetjen e bashkëpunëtorëve, furnitorëve, stafit dhe klientëve tanë të cilët na besojnë duke na zgjedhur cdo dite. Rezultatet e arritura na bejne te punojme me shume dhe me forte ne drejtim te zgjerimit te rrjetit, te permiresimit te ofertes e sherbimit ndaj klientit, implementimit te inovacioneve qe do te bejne qe eksperienca e blerjes te jete me e sigurte, me e shpejt dhe me e lehte ne dyqanet SPAR dhe jo me pak e rendesishme te vazhdojme te kontribuojme ne komunitetin ku operojme nepermjet nismave me pergjegjesi sociale, per reduktimin e plastikes, reduktimin e hedhjeve te produkteve dhe dhurimeve ndaj shtresave ne nevoje.”

SPAR Albania tregton mbi 40 000 artikuj në total dhe 15% e kësaj shifre janë produkte vendase. Në xhiron totale ne SPAR keto produkte në vetvete zëne 28.5% duke e bërë ndër përkrahësit më të përkushtuar të prodhuesve vendas dhe sipërmarrësve lokalë. Gjithashtu, rreth 1100 artikuj janë prodhime të freskëta.

Përveç produkteve më cilësore shqiptare, SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të posaçme të SPAR International apo DeSPAR, nga prodhuesit më të mirë evropianë.

Sot, SPAR u shërben mesatarisht rreth 25.000 klientëve në ditë duke u kujdesur qe ata ti bejne blerjet e tyre ne nje ambjent te sigurte dhe te paster me standartet maksimale te higjenes sepse shendeti i stafit dhe klienteve tane eshte ne fokusin paresor te kompanise. Gjithashtu duke filluar nga muaji Mars 2020, Spar Albania ka ofruar per klientet mundesine e berjes se pazarit online nepermjet aplikacionit dhe platformes online sparshop.al. Nje kanal shitje qe eshte mirepritur shume mire nga konsumatoret duke rritur cdo dite shitjet edhe ne kete kanal te ri.

Në këto 4 vjet në treg, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit. Me 44, 000m2 bruto sipërfaqe dyqanesh, në 4 vite, SPAR Albania është bërë një ndër rrjetet më të mëdha në vend. Me planin ambicioz të zgjerimit, deri në fund të këtij viti SPAR do të numërojë 60 supermarkete dhe hipermarkete në të gjithë vendin dhe brenda vitit 2021, zgjerimi do të vijojë edhe me 16 markete te reja, çka pritet ta çojnë numrin e të punësuarve në mbi 1,600 punonjës.

SPAR është themeluar në vitin 1932 në Hollandë. SPAR International operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 44 shtete dhe 4 kontinente, me mbi 13 700 dyqane. Kompania ofron produkte ushqimore të freskëta, të paketuara, produkte jo ushqimore, produkte për kafshë etj.

Football news:

Hazard will miss about 3 weeks due to injury
Bude-Glimt-a unique champion: drags the Russian goalkeeper, responsible for the psychology of a former military pilot, Holand watches all the matches
Juventus can exchange Dybala for Icardi at PSG next summer
Joan Laporta: Inter offered 250 million euros for Messi in 2006, but I said no
Mikel Arteta: On the day I decided to become a coach, I already knew that one day I would be sacked
The German national team is drowning in problems. Rejecting Muller, Hummels and Boateng may cost Lev his job
Meshcheryakov on new cases of covid in Loco: Never heard of it