Albania

Spotify prezanton opsione të reja për ndarjen e përmbajtjes

ROMË, 12 maj /ATSH-ANSA/ – Spotify ka njoftuar disa veçori të reja për ndarjen e përmbajtjes në platformat e palëve të treta.

E para, e quajtur “Dëgjo këtë pjesë”, lejon ndarjen e një pjese të veçantë të një podcast-i, në mënyrë që t’i postosh episodet nga momenti i dëshiruar.

Opsioni është i arritshëm duke klikuar në “share” dhe më pas në “sëitch to sharing”.

Një lajm tjetër ka të bëjë me ardhjen e Spotify Canvas në Snapchat dhe Facebook.

Kjo ka të bëjë me mundësinë e shndërrimit të një faqeje këngësh në një kopertinë video, shumë më tërheqëse për mediet sociale.

Deri më tani, funksioni ishte integruar vetëm në Instagram.

Së fundi, Spotify ka zhvilluar një ndërfaqe të re për ndarjen e smartphone-ve, që tregon më qartë pamjen paraprake të përmbajtjes që do të ndahet, përfshirë paraqitjen e veçantë për Instagram, Facebook dhe Snapchat./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Under is Interesting for Leipzig, Bayer and Eintracht. Roma estimates the winger at 15 million euros
Vladimir Petkovic: Switzerland will play in front of 30,000 Turkish fans. We will try to turn this to our advantage
Sociedad forward Isak is Interesting for Real Madrid and Man City. The transfer is estimated at 70 million euros
Bale to Italy: We understand that Wales are an outsider, but we will give our all on the field as always
Glick after 1:1 with Spain: For Poland, the Euro is just beginning
Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro