Milan është ndaluar për herë të parë këtë sezon në një barazim 3-3 në ‘San Siro’ ndaj Romës. Pas 4 fitoresh rresht në Seria A, kuqezinjve nuk i kanë mjaftuar 2 gola të Ibrahimoviç dhe ai i belgut Saelemaekers.

Shkak i barazimit ka qenë goli i vonët i mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla që ka përfituar nga një devijim për të shtyrë topin drejt portës së boshatisur.

Në fakt ky është goli i dytë radhazi për Kumbullën pasi i dha fitoren Romës ndaj Young Boys në Europa League.

Gjithsesi Milan vijon të ketë kryesimin e Seria A teksa hera e fundit që barazonte ishte 24 korriku i këtij viti ndaj Atalanta. Për kuqezinjtë 2020 ka qenë një vit i suksesshëm pasi kanë pësuar vetëm 2 humbje, ndaj Inter dhe Genoas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb