Albania

STOKHOLM – Suedia gati miratimin e vaksinës “AstraZeneca” për 18 vjeç e lart

STOKHOLM, 4 mars /ATSH-DPA/ – Suedia njoftoi sot se do të lejojë vaksinën antiCOVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike “AstraZeneca” për të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart, duke cituar të dhëna të reja.

Muajin e kaluar, Agjencia suedeze e Shëndetit Publik tha se nuk do ta miratonte vaksinën për 65. vjeçarët e lart, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme nga kompania britanike-suedeze në lidhje me efikasitetin e vaksinës për këtë grupmoshë.

Disa vende të tjera kanë miratuar një qëndrim të ngjashëm.

“Tre studime të mëdha britanike sugjerojnë se vaksina e “AstraZeneca” ka një efekt të mirë mbrojtës edhe për personat e moshës 80 vjeç e lart dhe se efekti mbrojtës është i njëjtë me vaksinat e tjera të miratuara”, sqaroi agjencia në lidhje me vendimin e ri.

“Të gjitha vaksinat e ofruara janë shumë efikase dhe sipas studimeve kanë një efekt të mirë mbrojtës për të gjithë mbi 18 vjet”, tha shefi i epidemiologjisë Anders Tegnell në një koment.

Suedia ka miratuar tashmë dy vaksina të tjera, atë të zhvilluar nga kompani amerikano-gjermane “Pfizer/BioNTech” dhe një tjetër nga firma amerikane “Moderna”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Norwich relegated to the Premier League
Yaya Toure wrote a letter of apology to Pep. In 2018, a player accused Guardiola of racism
Real Madrid players will refuse bonuses for winning the Champions League or La Liga. The club will save 30 million euros
Zinedine Zidane: I was lucky to coach Real Madrid. But I'm not a terrible coach, although not the best
Sweden has opened stadiums for fans, but so far only 8 (!) people can attend matches. Although in other places go to 5 thousand
Ronaldo will miss the match with Atalanta due to a muscle injury
Arsenal, Lazio and Wolverhampton are Interested in Yaremchuk. Gent wants 15-20 million euros for their top scorer