PRISHTINË, 26 shtator /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur përmes një reagimi për diskutimet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth zhvillimeve të fundit në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe.

Stoltenberg ka thënë se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthehen procesit të dialogut.

“Fola me Vuçiq dhe Kurti për nevojën e de-përshkallëzimit në veri të Kosovës. Është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it-NATO-s mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shprehet ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.