Albania

STUDIM – Konfirmohet një rast i kontaminimit intra-uterin me COVID-19

PARIS, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Mjekët francezë njoftuan rastin e parë të kontaminimit intra-uterin me COVID-19, në një studim të publikuar sot në revistën “Nature Communications”.

I porsalinduri, i gjinisë mashkull, lindi në mars dhe vuante nga simptoma neorologjike të lidhura me sëmundjen.

“Ne kemi treguar që transmetimi nga nëna tek fetusi është i mundur nëpërmjet placentës në javët e fundit të shtatëzanisë”, theksoi mjeku, Daniele De Luca, nga spitali “Antoine Beclere de Clamart”, autor kryesor i studimit.

“Studimet e mëparshme sugjeronin mundësinë e një transmetimi nënë-fëmijë, por ky studim i ri jep prova”, nënvizoi ai.

“Duhej analizuar gjaku i nënën, lëngu amniotik, gjaku i të porsalindurit, placenta … Mbledhja e gjithë këtyre treguesve gjatë një epidemie me urgjenca në të gjitha drejtimet nuk ka qenë e thjeshtë, për këtë arsye kishte dyshime, por nuk u tregua”, theksoi ai.

Mjekët kanë kryer studimin tek një grua 20-vjeçare, e shtruar në fillim të marsit. Lindja u bë me cezarian, të gjitha analizat janë mundur të merren në rezervuarët potencial të virusit SARS-CoV-2, ngarkesa më e madhe e të cilit u gjet në placentë.

“Ai ka kaluar nëpërmjet kordonit ombilikal drejt bebes, ku është zhvilluar”, theksoi De Luca.

Njëzet e katër orë pas lindjes, foshnja shfaqi simptoma të rënda, duke përfshirë ngurtësinë e gjymtyrëve dhe dëmtimin e sistemit nervor cerebral. Simptoma që më në fund u zhdukën vetë, përpara se mjekët të vendosnin një trajtim, në mungesë të një ilaçi të njohur për COVID-19.

“Lajmi i keq është se kjo mund të ndodhë. Lajmi i mirë është se kjo ndodh shumë rrallë”, theksoi De Luca.

Në disa mijëra raste fëmijësh të porsalindur nga nëna me COVID-19, rreth 2% janë testuar pozitiv me koronavirus dhe shumë pak kanë zhvilluar simptoma të rënda”, nënvizoi Marian Knight, profesor për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Universitetin e Oxford-it, që nuk ka marrë pjesë në studim./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

The first American of Leipzig has never scored in Europe – and yesterday he sentenced Atletico. Nagelsmann sees him as a leader
Former Barca President Gaspar: I Doubt that anyone will remember the names of the current Bayern players in the future
Rafinha can move from Flamengo to Olympiacos
Jan Oblak: I wanted to fight Real Madrid and Barca until the end of the season. We failed to do so
Kapustka moved to Legia. The midfielder played 3 games for Leicester in 4 years and went on loan
Iker Casillas: Leaving Real Madrid was painful, but this is my home. Perez said: You should be here
Upamecano about PSG: This is the biggest club in France. We will give our all and try to win