Albania

Stuhitë gjunjëzojnë Kinën dhe SHBA-në

Tajfuni “Maghut” dhe stuhia “florence” kanë mbërthyer Kinën dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 100 persona janë lënduar në Hong Kong, ku gradaçelat lëkundeshin si pasojë e erës së fortë, me xhamat e dritareve që nuk i rezistonin dot forcës së saj.

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e tajfunit, por bilanci nuk mund të mbyllet me kaq, pasi dëmet në zonat rurale janë ende të panjohura. “Mangkhut” konsiderohet stuhia më e fortë e vitit 2018. Autoritetet në Hong Kong kanë lëshuar alarmin, me banorët që janë paralajmëruar të qëndrojnë mbyllur.

Era ka arritur deri më tani shpejtësinë e 117 km/h. Niveli i ujërave është rritur me rreth 3.5 metra në disa zona dhe peshqit kanë dalë tani edhe nëpër rrugë.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komunitetet në brigjet lindore po përballen me reshje rekord shiu si pasojë e stuhisë tropikale “Florence”, që deri më tani fajësohet për të paktën 13 viktima. “Florence” ka shkaktuar përmbytje katastrofike që kur preku tokën si një uragan i kategorisë së parë, të premten.

Disa qytete kanë regjistruar deri në 60 cm shi në dy ditë.

Druhet se akoma më shumë komunitete mund të përmbyten, ndërsa stuhia vijon të ecë drejt perëndimit me një shpejtësi prej vetëm 3 km/h. Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjendjen e katastrofës në 8 konte në Karolinën e Veriut, një lëvizje kjo që lejon ndërhyrjen federale me ndihma e asistencë. Presidenti madje, sipas Shtëpisë së Bardhë, pritet që javën e ardhshme të vizitojë personalisht zonën.

l.h/ dita

Football news:

Eric Djemba-Djemba: Pogba and Brunu would have sat in the reserves under Scholes and Keane
Klopp on the championship: I would never compare myself to Dalgliesh and Shankly
Dimitar Berbatov: Earlier it was about the championship of Manchester United, now it is about the top 4
Zidane wants to see Mane at Real Madrid, but the club cannot afford this transfer
Manchester United and Manchester City have made inquiries about Griezmann. Barcelona does not want to let him go
Alaba and Coulibaly, among the purposes of the transfer of Guardiola. He wants to start rebuilding at Manchester City
The new Chelsea uniform is inspired by London tailors. With the logo Three, Lampard's team immediately missed out on three from West ham