Albania

Ta ka sjellë gruaja në majë të hundës? Qytetari: Jemi malokë, nuk m’i fut këmbët në një këpucë

Divorcet janë një prej plagëve më të rënda të shoqërisë së sotme. Megjithatë është një realitet dhe në lidhje me këtë gazetari i emisionit “Stop” ka realizuar intervista me qytetarët e Tiranës.

Këta të fundit janë përgjigjur në mënyra të ndryshme për divorcet dhe jo vetëm. Ata kanë treguar shkurtimisht nëse kanë pasur probleme në jetesën me partnerin/en.

Si iu përgjigjën qytetarët pyetjeve të ndryshme:

Ta ka sjellë ndonjëherë burri në majë të hundës?

Nganjëherë në të rrallë!

E ka të mirë burrin.

Duhet të tolerosh ndonjëherë, jeta nuk është fushë me lule.

Ka llafe shtëpia edhe të mira edhe të këqija. Mua më ka vdekur burri. Ai që e ka burrin ta mbajë mirë dhe ai që e ka gruan ta mbajë mirë.

Do ta falje burrin nëse do të tradhtonte?

Jo!

Pse nuset e reja nuk i duan vjehrrat?

Do të bëhen pishman më vonë ato.

Ta ka sjellë ndonjëherë gruaja në majë të hundës?

Asnjëherë.

Jo, jo asnjëherë.

Ne jemi malokë, nuk na sjellin gratë ashtu. 

Të të fusë gruaja këmbët në një këpucë edhe e shikon ti!

Jo, nuk ndodh ashtu se e kam këmbën e madhe unë.

Po vjehrrat janë një arsye divorci?

Varet nga vjehrra!

Jo mo jo, unë kam dy vjehrra.

Ç’hyn vjehrra këtu. s’ka lidhje fare. Shkoj normale me vjehrrën, shumë OK.

Edhe ato influencojnë shumë. Varet në ç’familje me taban vjen gruaja.

Vjehrrat janë artiste, shyqyr që i kemi.

Përkundrazi e kam konsideruar si nënën time.

Football news:

Chelsea will compete with Everton for Regilon. Real Madrid is ready to sell him
Espanyol asked La Liga to cancel the flight. The Catalans have been in the relegation zone since the fifth round
Inter have not yet decided on Conte's future. Everything will be decided after the Europa League
Haji resigned as Viitorul's coach
Karim Benzema: Ronaldo's Game made me love football
Sanchez will break his contract with Manchester United and leave for Inter for free. It will receive 7 million euros a year
Lautaro Martinez: we will Continue to do everything possible for Inter