Albania

“Target-Fortesa”, procesi shkon drejt fundit

Procesi gjyqësor për përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit “Target – Fortesa” është drejt fundit. Në Gjykatën Penale përfundoi procedura e provës për këtë çështje, ndërsa sot Prokuroria dhe mbrojtja filluan të paraqesin provat shtesë. Në seancën tjetër të planifikuar për të martën, duhet të bashkëngjitet ekspertiza mbi vlerën e pajisjeve të monitorimit të komunikimit në ditën kur ato u shkatërruan.

Kjo hyn në provën shtesë, sepse gjatë analizës fillestare të pajisjeve të shkatërruara, ekspertit i skadoi afati i licencës dhe për këtë, analiza e tij nuk u pranua nga Gjykata atëherë. Prokuroria e risaktësoi sot numrin e bisedave të përgjuara. Gjatë regjistrimit të arkave të PSP-së ku mbahen bisedat audio, është vërtetuar se ka 546,571 biseda të përgjuara. Mbrojtja paraqiti prova materiale për dy nga të akuzuarit. Pas paraqitjes së provave shtesë, do të jetë radha e fjalëve përfundimtare e më pas edhe vendimi për “Target- Fortesa”.

Kjo pritet të jetë në shkurt ose mars. Lëndën për përgjimet dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit e filloi PSP-ja e shuar, ndërsa gjykimi zgjat më shumë se tre vite. Të akuzuar janë ish krerët e MPB-së, si ish ministrja Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vladimir Varelov dhe pesë persona tjerë në DSK. Të akuzuar janë edhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski që u arratisën në Greqi. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve të përgjimit, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur më shumë se 4 mijë numra telefoni.

Igor Stefanovski

Football news:

PSG wants to sign Messi, Depay, Wijnaldum, Alaba and Hyusay as free agents
Stefano Pioli: Milan must step on the gas. The match with Roma will be for 6 points
Guardiola about 2:1 with West Ham: City realized that a beautiful victory is not worth waiting for, after 15 minutes
Ter Stegen finished the warm-up ahead of schedule due to pain in his hand, but left in the start for Seville
Man City have not lost in 27 consecutive games. Best streak since 2017
Guardiola has 200 wins in 273 games at the helm of Man City. Mourinho has so many wins in 309 games with Chelsea
Paul Pogba: We need to help people. Today I'm Paul Pogba, tomorrow I'm nobody. You need to use influence