Albania

Tarifat në Universitetin e Mjekësisë/ Ja sa do kushtojë një vit studimi në “Bachelor” dhe “Master”

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik 2020-2021, Universiteti i Mjekësisë ka shpallur tashmë edhe tarifat se sa do të kushtojë ndjekja e studimeve për fituesit e rinj të pranuar në programet e ciklit të parë të studimeve, programet e integruara, si dhe në ciklin e dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”.

Sipas tarifave të konfirmuara në vendimin më të fundit të Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjekësisë bëhet e ditur se viti i studimit në degët Mjekësi e përgjithëshme, Farmaci dhe Stomatologji do të kushtojë 45,000 lekë. Vijimi i studimeve në degët Shëndet publik, Teknikë dentare, Higjienist dentar dhe Infermieri e përgjithëshme do të kushtojë 40,000 lekë. Po sipas vendimit, studentët e pranuar në degët: Mami, Fizioterapi, Teknikë laboratori, Teknikë imazherie dhe Logopedi do të shlyejnë tarifën vjetore të studimit prej 35,000 lekësh. Ndërsa për rastet kur studimet në këto degë do të ndiqen si program i dytë (fakultet i dytë), tarifa do të jetë disa herë më e lartë, përkatësisht 233,916 lekë.

Sa i takon programeve të ciklit të dytë sqarohet se, studentët që vijojnë për herë të parë studimet e nivelit “Master profesional” do të shlyejnë tarifën vjetore prej 72,000 lekësh, si dhe ata në “Master i Shkencave” do të shlyejnë tarifën vjetore prej 105,000 lekësh. Në secilin rast është përcaktuar edhe tarifa që duhet të shlyhet për çdo kredit të lëndës për programet e ciklit të dytë. Të dhënat e detajuara në lidhje me tarifat e studimit të miratuara për të dy ciklet i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.

Më tej në vendim specifikohet se në çdo rast studenti do t’i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studentët e ciklit të parë dhe të integruar të ciklit të dytë, të cilësuar në bazë të rregullores së Universitetit të Mjekësisë si: “përsëritës” do i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin po vazhdojnë studimet. Përsëritës do të konsiderohet çdo student që nuk ka plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve për të kaluar në vitin pasardhës.

Për studentët e ciklit të dytë “Master profesional” dhe “Master shkencor”, të cilët nuk e kanë përfunduar programin përkatës të studimit, apo nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikuara në atë program brenda kohëzgjatjes normale të tij dhe konsiderohen studentë mbetës, bëhet e ditur se për lëndët përsëritëse do të paguajnë çdo vit akademik tarifën për kredit të lëndës përkatëse. Gjithashtu në vendim përcaktohet se studentët që kanë transferuar studimet në këtë institucion të arsimit të lartë do t’i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit në programin përkatës ku dhe janë transferuar. Shtetasit e huaj që vazhdojnë studimet tek Mjekësia në një program të parë, apo të dytë studimi do i nënshtrohen të njëjtës tarifë studimi si dhe shtetasit shqiptarë, kjo me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.

Krahas tarifës vjetore të shkollimit studentët e pranuar në të dy ciklet e studimeve kanë shlyer edhe dy tarifa të tjera, tarifën e aplikimit në secilin program, si dhe atë të regjistrimit si fitues në programin ku janë përzgjedhur. Për pranimet e këtij viti të ri akademik, tarifa e aplikimit për programet e ciklit të dytë të studimit ishte 2,000 lekë, ndërsa ajo e aplikimit për një program të dytë është 10,000 lekë. Të gjithë fituesit e përzgjedhur kanë shlyer tarifën e regjistrimit prej 2,000 lekësh.

Viti i ri akademik nis të hënën e datës 2 nëntor. Rektoratet e institucioneve të arsimit të lartë kanë bërë me dije tashmë se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 mësimi në universitete do të alternohet ndërmjet zhvillimit online dhe pjesëmarrjes në auditore. Pak ditë më parë janë shpallur edhe masat konkrete që do të zbatohen për zhvillimin e mësimit në rastet kur do të konstatohet se një student, apo pedagog do të rezultojë i prekur nga Covid-19.

Football news:

Lewandowski on the cancellation Of the Golden ball 2020: Many people know that I had the best season. I'm glad everyone saw it
City had a row with Porto over a report on the website: the Portuguese attacked Pep and Fernandinho, and Silva was accused of racism
Jose Mourinho: I'm 57, very young. I will train for another 10-15 years
Davis is named the best player in Canada in 2020
Iker Casillas: Zidane is great. He has earned the right to coach Real Madrid
Gattuso on Napoli: Almost lost to AZ, although they could have reached the playoffs
Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League