Albania

Task Forca zbret në Tiranë/ Jo gjoba, por këshilla për qytetarët në rrugët më të populluara të Tiranës për të mbajtur maskën

Task Forca ndërinstitucionale ka zbritur në terren për të këshilluar qytetarët në rrugët më të populluara të Tiranës për të mbajtur maskën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministrit Edi Rama, teksa ka bashkangjitur edhe një video

Ka kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbajtur atë, kjo e reflektuar edhe nga gjobat e vendosura nga policia çdo ditë.

“Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën. Mbuloni dhe pjesën e hundës“, dëgjohen teksa këshillojnë anëtarët e Task Forcës.

“Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët”, shkruan Rama.

h.b/dita

Football news:

Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season
Holand has scored 15 goals in the Champions League the fastest. 7 games better than the record
Ludicrous omission of the Champions League match: the Brugge forward did not want to transfer to the bus, and he was kicked out