Albania

Teatri, Grida Duma: Sikur ajo godinë të qëndronte ashtu, e vendosur në një kuti xhami që të mbahej vetëm për vlerën historike

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për protestat e thirrura nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe mbështetura nga opozita pas shembjes së Teatrit.

Duma u shpreh se Teatri vetëm për vlerën që ka duhej ruajtur sikur edhe në një kuti xhami dhe jo të hidhej përtokë.

Teksa i ka mbështetur protestat, Duma tha se ato i thërrasin kujtesës dhe sot “s’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”.

Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Ishte ky një tregim force? Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Do të vërtetohet në të ardhmen se arsyeja nuk ka qenë pozitive.

Kam kuptuar që godinat sot në botë që konsiderohen avangardë janë godina me material të lehtë, sikurse e kishte edhe teatri. Materiali i lehtë konsiderohet nga arkitekt një material avangardë.

Sikur ajo godinë të qëndronte ashtu, e vendosur në një kuti xhami, që të mbahej anash vetëm për vlerën historike, që ia detyrojmë jo vetës, por edhe atyre që do të vijnë më pas.

Kur shkojmë diku në botë ca duam të shohim? Qendrën historike. Ne kemi kaq pak godina dhe shembim edhe ato dhe në një moment kur do t’i themi botës ku është bërë teatri, ku janë luajtur pjesët e rëndësishme që kanë rritur shpirtërisht këtë vend.

Protestat sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”, tha Duma.

Football news:

Lionel Scaloni: Lautaro will get better playing with Messi. He has a great future, but we need to give everything we can
The reading player criticized Phil Neville: I was hurt by the words that the England team was used as a springboard
Casillas on the best players in the history of Real Madrid: Di Stefano and Ronaldo
Well, have you already learned the Bundesliga heroes in person? Now check!
Kevin-Prince Boateng on racism: The police stop me for no reason. People cross to the other side of the street when I walk
Kevin-Prince Boateng: Why is there no subject about racism in schools? There's math, English, and history
Bundesliga without spectators inside: they give out a mask and a sanitizer, almost everything is closed, they send people to the toilet outside