Albania

Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti mbledh në takim sot liderët opozitarë

Për të shtatën ditë me radhë, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa kryeministri Albin Kurti pritet të zhvillojë sot një takim me liderat e opozitës, teksa dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë.

Sipas mediave kosovare Kurti ka ftuar në takim të dielën liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ende nuk dihet ora kur do të mbahet ky takim, ku priten konsultime për gjendjen e tensionuar në veri dhe sigurinë në vend.

Situata në Zubin Potok, sot duket paksa më e qetë dhe Policia e Kosovës ndodhet në zonë për të vëzhguar zonën, ku mbrëmjen e së premtes, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve u dogj nga serbët, të cilët nuk pranojnë reciprocitetin për targat.

Ata hodhën granata dore, por nuk ja arritën qëllimit të digjnin Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.

Tensionimi i situatës bëri që Kurti të mblidhte një ditë më parë Këshillin e Sigurisë, e më pas publikoi foto të dy personave që sipas tij ishin ‘kriminelët’ që po mbajnë të bllokuara pikat kufitare të vendit.

Sipas kreut të Qeverisë,dy nga këta persona janë Vladislav Dajkoviq dhe Igor Braunoviq, të cilët siç thotë Kurti janë “të dëshmuar me veprimtari kriminale dhe pikëpamje ekstremiste”.

Prania e helikopterëve e avionëve luftarakë rusë dhe serbë në kufi, Kurti i cilësoi si provokime që tentojnë të nxisin konfliktin rajonal. 

Ndërkohë NATO dhe BE kanë i kanë bërë thirrje të dy vendeve për qetësim të situatës dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve.

j.l./ dita

Football news:

Ronaldo on Sulscher's criticism: Manchester United players must take responsibility for themselves. All in the same boat
Sulscher about Manchester United: We are not happy that we lost points. But Ronaldo has only been with us for a month, Sancho for two. We will add
Muller on Kimmich: As a teammate, I am for vaccination, if I think about others, as a friend, I can make his decision
Chelsea won't buy Saul out. He spent 45 minutes in the Premier League
Pioli on 4-2 with Bologna: Milan made a mistake, deciding that the game was over at 2-0, but found the strength to win
Steve McManaman: Ruediger is better than Real Madrid defenders and will make him stronger. Soon it will be the most glamorous place in the world
Milan won 8 of the first 9 league matches for the first time since the 1954/55 season