Një tërmet i fortë me maginutë 5.2 ballë të shkallës rihter ka goditur krahinën lindore turke, Malatya.

Sipas autoriteteve lëkundjet janë ndierë në rrethin Pütürge rreth orës 12:37 sipas orës lokale, ndërsa thellësia e saj thuhet se ka qenë 8.16 kilometra.

“Ekipet e AFAD (Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave) ndodhen në terren dhe po monitorojnë gjendjen. Deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha Aydin Baruş, Guvernator i Malatya-s

Ndërkohë raportohet se tërmeti u ndie dhe në provincat fqinje të, Diyarbakır, Batman, Elazığ, Siirt, Kahramanmaraş, Adıyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb