Albania

Tetori rozë/ Balla, takim në Elbasan: Të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e depistimit të hershëm 

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Në kuadër të Tetorit Rozë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me gratë socialiste në Elbasan.

Në fjalën e tij, Balla tha se është e nevojshme të rrisim ndërgjegjësimin për t’i sjellë në vëmendje çdo gruaje rëndësinë që ka depistimi i hershëm i një sëmundje që nëse kapet herët, mposhtet.

“Ky muaj duhet të jetë një muaj i një fushate aspak politike, por një muaj sensibilizimi urgjent në çdo familje të Elbasanit, ku ka një vajzë, një grua, një nënë një motër që të shkojnë të gjitha pranë Spitalit të Elbasanit, pranë Poliklinikave dhe Qendrave Shëndetësore për të bërë kontrollin e domosdoshëm që shpëton jetë. Këtë vit shumë do të thonë është COVIDI nëpër këmbë dhe nuk do të shkojnë të bëjnë kontrollin e nevojshëm. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Aleati i vetëm i këtij armiku po të padukshëm, por që nëse kapet në kohë bëhet i dukshëm dhe i kurueshëm”, – tha Balla.

Balla u shpreh se “i bashkohem thirrjes që bënë doktoreshat si vëlla i një motre dhe biri i një nëne, që i duam shumë, sepse gratë në çdo familje janë pjesa më e mirë e shtëpisë. Pa ju jeta nuk do kishte kuptim dhe dashuria si fjalë nuk do të kishte kuptim po ashtu”.

Balla i bëri një apel të gjitha grave socialiste të Elbasanit që gjatë gjithë këtij muaji të trokasin dhe t’i dërgojnë një mesazh çdo gruaje të Elbasanit dhe t’i kërkojnë të bëjë depistimin sa më parë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Тот Tottenham midfielder Winks scored from 49 yards. This is the 3rd result in the Europa League, all - in this draw
This miss will hurt all men: Molde player missed from half a meter and drove into the bar
Mikel Arteta: I am Very happy with Pepe's game against Molde. Arsenal played well overall
Napoli players came out in t-shirts with Maradona's name and number 10 for the Europa League match
Daniele Bonera: Milan is happy with the game with Lille and only regrets the result
Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona