Tjetër tërmet i fuqishëm ‘trondit’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet i fuqishëm me mangitudë 5.9 i shkallës Rihtter ka goditur Greqinë para pak minutash dhe lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

Epiqendra ishte 26 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 2 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa kanë dalë menjëherë në rrugë.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i fuqishëm u ndje kryesisht në Larisa, Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore.

h.b/dita