Albania

Top Channel përjashton konkurrenten, pse quajti homoseksualitetin një gjë jo normale: Po mbrojmë moralin dhe parimet e shoqërisë

Prej disa kohësh, Top Channel transmeton çdo pasdite një banalitet të quajtur “Përputhen”, që drejtohet nga Bora Zemani.

Qëllimi është të lidhë djem dhe vajza të ndryshëm, që nuk njihen me njëri-tjetrin.

Emisioni është aq banal, sa dëgjon vetëm marrëzira dhe sherre, duke promovuar kështu antivlerat tek të rinjtë.

Dhe është interesant fakti se një prej këtyre vajzave, me emrin Shqipe, e kanë përjashtuar për moral, se ka thënë se homoseksualiteti nuk është normal dhe se “do të luaja mendsh, nëse i dashuri do të më tradhtonte me një mashkull”.

Sipas drejtueses së emisionit, Bora Zemani, “konkurrentja Shqipe Hysenaj ka shfaqur në mënyrë të përsëritur sjellje të papërshtatme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin.

Ne (produksioni) kemi vendosur të përjashtojmë për një afat të papërcaktuar Shqipen nga programi.

Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë është më e rëndësishme se audienca e çdo programi, prandaj i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga Përputhen.”

Me sa duket, sot është bërë e ndaluar të flasësh kundër homoseksualitetit, sepse kështu po dëmton moralin dhe parimet shoqërore.

Të paktën sipas Top Channel.

(TemA)

Football news:

Ex-President of Barca Laporta will take part in the new elections
Antonio Cabrini: Maradona would still be alive if he played for Juventus. The love of Naples was strong but unhealthy
Ferguson on Rashford's charity: Fiction for a young man. He should give me some advice
A Preston player who twice touched an opponent's genitals was disqualified for 3 matches for aggressive behavior
Atalanta Director: everything is fine with Miranchuk, there are no symptoms of coronavirus
Kovid mocks the Latvian championship: the team got only 8 people (but still did not finish the match)
Gerard Pique: We all hope that Messi will stay at Barca