Albania

Topalli, akti i fundit i një të djathte të shthurur

Nga Plator Nesturi

Dje u shtua një parti e re politike. Lëvizja për Ndryshim. Nuk do të përbënte lajm ky fakt në morinë e partive që janë krijuar në Shqipëri, që lindin e fiken, që qëndrojnë në letargji për vite me rradhë dhe që rikujtohen sa herë ka zgjedhje, e sërish firojnë më shumë në vota pas çdo beteje elektorale për të mbetur të plazmuara në imazhin e kryetarit të vetmuar që endet me vulë në xhep.

Fakti se në skenën politike rishfaqet Znj. Topalli, mund të përbënte kërshëri, por gjithësesi nuk do të mbushte interesin publik e mediatik edhe kur bëhet fjalë për ish Nënkryetaren e fortë të PD. Në fakt, lajmi qëndron tjetër kund, se çfarë po ndodh brenda të djathtës dhe faktit se në këto kohë po shtohen parti të reja me figura të larguara nga PD që i shtohen partive më të hershme kundërshtare ndaj Bashës, si ajo e Astrit Patozit, një tjetër ish-Nënkryetar i PD.

Kështu së fundmi , Z. Murrizi ka krijuar formacionin e tij politik Lëvizja Demokratike, ndërdsa Znj. Hajdari i është bashkangjitur Nismës Thurje. Prurjet e reja në politikë i bashkangjiten bashkësisë së vjetër të partive politike që përbëjnë Opozitën e Bashkuar. Por ndryshimi është se ndonëse pjesë e opozitës, ushtat e luftës janë drejtuar dhe kundër vetë njeri tjetrit. Në faqen e RD, organi zyrtar i PD, kish dalë një montazh me fotot e Topallit, Patozit, Murrizit dhe Hajdarit duke i akuzuar se janë vënë në shërbim të kryeministrit Rama.

E thënë ndryshe, partitë politike të krijuara prej tyre akuzohen prej PD se janë ngritur me sponsorizim të maxhorancës me qëllimin për të përçarë votat e opozitës dhe për ti shaktuar humbjen asaj në zgjedhjet e 25 prillit. Është pak vështirë të mendohet kjo shitje nëse marrim parasysh figurat e përmendura, nga Topalli e deri te Murrizi, dhe që u blikan kaq lirë nga Rama.

Ndaj dhe përgjigja e sotme nga Patozi drejtuar Bashës ku e këshillon që “ PD luftën ta drejtojë ndaj Ramës, jo ndaj nesh”, pasi si parti kryesore e opozitës i takon të përballet me kundërshtarin direkt dhe të gjejë alibi për dëmet parazgjedhore tek partitë e reja që u sapokrijuan.

E vërteta në fakt është e hidhur. Nëse shumë nga këta figura të rëndësishme i ke përzënë pa ndonjë motiv të dukshëm, nëse ke deklaruar përpara zgjedhjeve se do të hapësh partinë e do të riangazhosh të dëbuarit e nuk e ke bërë këtë gjë, nuk mund të pretendosh që ata thjesht të mbeten spektatorë e të mos kenë angazhime të reja në politikë. Basha është i ndërgjegjshëm se largimi i figurave të ndryshme ishte me synimin për të forcuar pozitat e tij në PD, dhe askush nuk ka menduar se ai po paguhet nga Rama apo se bën lojën e tij, për të dobësuar PD me dëbimin e lojtarëve kryesorë politikë të demokratëve.

Ndaj imazhi që tashmë po jep Basha është se i pëlqen të luftojë në distancë të afërt. Madje, brenda partisë, se sa për betejë të gjerë me kundërshtarin. Dikur luftonte brenda partisë disidentët e linjës së tij, ndërsa sot lufton anash, aty ku krijohen parti të reja, që sidoqoftë janë pjesë e opozitës, pavarësisht se si janë raportet personale me kreun e PD.

Në të gjitha rastet, kjo betejë e hapur midis përfaqësuesve të linjave të ndryshme të së djathtës, e të grupuara në parti të ndryshme, natyrisht që i intereson maxhorancës. Opozita po thellon dhe më tej fragmentarizimin e saj, çka në vetvete mund të favorizojë partinë e parë që del nga rezultati i zgjedhjeve dhe që siç po shihet, megjithë strategjinë e përmenduar nga Znj. Kryemadhi, do të jetë PS e cila garon e vetme.

Ndërkohë, ka edhe një element tjetër. Fakti që PD ka zgjedhur të bejë një luftë të ashpër ndaj partive të reja e të krijuara nga ish drejtues të saj, bën të pamundur jo vetëm bashkëpunimin parazgjedhor por zbeh në ekstrem dhe mundësinë e një mbështjeje me mandate deputetësh nëse rezultati mbetet i diskutueshëm. Personalizimi i luftës do të bënte që ato vota mund ti bashkoheshin kujdo, por jo partisë së Lulzim Bashës.

Së fundmi, e gjitha kjo çfarë po ndodh brenda së djathtës, ka dhe një kosto imazhi në opinionin publik. Imazhi i një lideri opozitar që nuk arrin të mbledhë dot në një front të bashkuar opozitën përpara një beteje të rëndësishme elektorale, nuk jep asnjë garanci se nesër pas zgjedhjeve, do të dijë të qeverisë me frymë të unifikuar dhe me projekte konkrete. Fjala.al

o.j/dita

Football news:

Instagram instagram post: Cavani can be banned for 3 matches for saying Negrito
Roy Keane: Tottenham's Players are not good enough to take the title
Maradona's Doctor: There was no medical error. I did everything I could
Milan will discuss the future of Braim Diaz with Real Madrid in the coming months
Goodbye, Dad Buba Diop. Thanks to you, I lived the most memorable tournament of my childhood
Nuno about 2:1 with Arsenal: We played amazing, very proud. Jimenez recovered
Arsenal scored 13 points in 10 opening matches - the worst result in 39 years