Albania

Topalli me parti të re?! Basha e shpall “armike’: Kushdo që do të iki Edi Rama, është i mirëpritur! Ata që e fshehin ta dinë që qytetarët s’janë budallenj!

Kryetari i Partisë Demokratike la të kuptohej se Partia e re e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli nuk i ka lënë një shije të mirë. Teksa u pyet nga gazetarët, Basha tha se dera e PD është e hapur për këdo që kërkon të largohet Edi Rama, ndërsa “për ata që bëjnë të kundërtën, qytetarët s’janë budallenj”, tha ai, duke e akuzuar indirekt pa i përmendur emrin, Topallin se po bën lojën e kundërshtarit.

Pjese nga fjala e Bashës:

Sapo folëm për një proces që ka përfshirë demokratët në një mënyrë të hapur dhe pa asnjë përjashtim dhe demokratët ndihen krenarë e kanë arsye të ndihen.

Absolutisht nuk mundem dhe nuk dua të paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe do të ndihmojë me largimin e Edi Ramës, por çdo kush që bën të kundërtën, pavarësisht si apo sa mundohet ta fshehë e ka të pamundur sepse qytetarët e kuptojnë dhe nuk janë budallenj.

Cdo kush që do të ndihmojë në largimin e Edi Ramës ka qenë dhe është i mirëpritur. Ka patur dhe do të ketë të gjithë hapësirat në dispozicion.

Cdo kush që mundohet të heqë shenjën e barazimit midis dikujt që i ka hapur kaq shumë plagë vendit si Edi Rama në këto 7 vite e gjysmë plagë ekonomike, plagë papunësie, emigracioni, shëndetësi në kolaps, arsimi në ditën e vet më të zezë, rinia në largimin më masiv të 20 viteve të fundit dhe në anën tjetër ka pasur një opozitë që është përballur me të gjitha format dhe mënyrat, cdo kush që vendos shenjën e barazimit i shërben të parës, pra qeverisë.

Megjithatë ftesa ime ka qenë dhe mbetet për këdo. Nuk kam pse flas me emra se nuk është cështje indivcidësh, sidomos brenda PD të cilët kanë patur një jetë politike, mundësitë dhe shanset për të kontribuar si dhe vlerësimin e demokratëve. Kjo është një cështje për jetë a vdekje për ndryshim.

Kush ndihmon në sjelljen e ndryshimit, pra për largimin e Ramës është i mirëseardhur. Kush përpiqet me apo pa maskë ta zgjasë qoftë dhe një orë largimin e Ramës, qytetarët e kuptojnë qartë dhe përgjigjen jua kanë dhënë e do vazhdojnë t’jua japin.

Prej disa ditësh në media përflitet se ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Kontaktuar nga disa media, ajo ka mohuar lajmet, por duike lënë një shteg hapur, se është gati ti bashkohet çdo force që sjell ndryshimin.

Edhe partia që përflitet se do të krijohet nga Topalli, thuhet se do të quhet “Lëvizja për Ndryshim”, por mbetet për t’u parë. Aktualisht deri më tani është zyrtarizuar krijimi i partisë së re nga disa deputetë të opozitës së re, me në krye Myslim Murrizin dhe Nisma e Rudina Hajdarit.

Football news:

Ronaldo is the best Serie A player in November. He scored 5 goals in 3 matches
PSG assess the option of signing Messi in the summer (ESPN)
Koeman on the words of the acting President of Barca about the sale of Messi: only Leo himself can make a decision about his future
Ney warmly recalls Maradona: at the age of 14, he brought the legend to an exhibition match, Diego himself offered to take a photo
Klopp responded to Neville's criticism about the words about 5 substitutions and the calendar: I'm not like him. I'm talking about all the players
The hardest task: help choose the best attacking midfielder in history
Mourinho, Lampard, Solskjaer and Moyes claim the title of best coach of November in the Premier League