Albania

Topi: Sjellja e ndërkombëtarëve me Ramën zhgënjyese, Presidenca opozitë në një republikë kryeministrore

Bamir Topi tha për Ora News se duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë.

Bamir Topi: Ndërkombëtarët janë duke u sjellë ndryshe sa ç’janë sjellë me gjithë politikanë e tjerë. Ndonjëherë duket sikurse e kritikojnë, sikurse e këshillojnë, pastaj struken. Edhe politika në Evropë duket si një politikë oportuniste dhe nuk është më si në fillimet e BE-së. 

Duket sikur BE-ja me qëndrimet që po mban kundrejt Ramës po jep një zhgënjim te pritshmëritë. Ne po shkojmë drejt BE-së, por BE na duket si një mirazh, që aq më shumë po largohet.

Për Topin, Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale, pasi vendi është shndërruar në një republikë kryeministrore.

Bamir Topi: Presidenca është i vetmi institucion që po bën opozitë institucionale. Ne e mveshim me karakteristika të karakterit individual. Pas ndryshimeve të 2008-tës, Shqipëria ka një republikë kryeministrore. S enë një moment që parlamenti e rrëzon dekretin e presidentit për zgjedhjet me 97 vota, kjo tregon se Rama e ka bërë zap parlamentin. 

Të gjitha institucionet dalin nga parlamenti dhe ky i fundit ka një influencë politike në këto institucione.  Rama ka një interes që të mos i futet interesit të gjërave se del zbuluar. Ai shkon te karakteri i debatit vulgar i rrugës.

Topi shtoi se Janë denoncuar afera, por opozita nuk duhet të ndalet këtu, por duhet një aksion i fortë politik dhe një garanci për rrëzimin e Ramës.

Bamir Topi: Janë denoncuar afera, por nuk mbaron këtu situata. Këtë mund ta bëjë fare mirë media. Është çështja për një aksion të fortë politik, që nis me një organizim të fortë. Nuk mund të qëndrohet në pozicionet e një denoncuesi. Duhen garanci që ky pushtet të rrëzohet me votë.

Football news:

Anton Ferdinand on the racist scandal with Terry: I was sent a bullet in the mail. Insults in social networks came every hour
Manchester City have offered 19 million euros including bonuses for 17-year-old Argentine midfielder Sarmiento
Rehagel is a bandit from whom I will not accept an apology. The story of the worst injury in the history of the Bundesliga
Barcelona's presidential election will be held on January 24
Koke: to beat Bayern, you need to play a nearly perfect match. I hope their unbeaten streak ends tomorrow
Loew can return Muller, Boateng and Hummels to the German national team if there are a lot of injuries
Nacho about the Real Madrid game: That's not how titles are won. Working to get better