Albania

Tragjedia në Tetovë, Selmani: Dorëheqja është akt moral, por jo i mjaftueshëm – duhet të gjendet fajtori

Kanë kaluar plotë 20 ditë që nga tragjedia në Tetovë, derisa ende organet e hetuesisë nuk kanë dal me raport për të gjetur ‘fajtorin’ dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Në lidhje me këtë në një prononcim për Alsat, ish-ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani, tha se për këtë rast prokuroria dhe organet tjera kompetentë duhet ta thonë fjalën e fundit. Derisa, ai sugjeroi që të mos shpejtohet dhe të gjykohen paraprakisht zyrtarët që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre.

“Gjithsesi se dorëheqjet janë vetëm një akt moral, kurse hetuesia dhe organet e prokurorisë dhe gjithë ata segmente tjera të cilat duhet ta zbardhin rastin, duhet të kryejnë punën e tyre deri në fund. Patjetër se këtu duhet të pritet fjala e fundit vendimtare e prokurorisë, nuk duhet të përshpejtohet dhe të gjykohet dhe të dënohet paraprakisht ndonjëri nga këto që kanë dhënë dorëheqje”, u shpreh ai.

Tutje, Selmani, tha se kjo që ka ndodhë, është një fatkeqësi shumë e madhe, po është fatkeqësi e cila ka ndodhur dhe ndodh edhe në shumë vende tjera, fatkeqësisht.

“Por këtu përpos akteve morale të dorëheqjes, patjetër se duhet të gjendet dhe fajtori. Normal gjetja e fajtorit pastaj ka reperkusionet e veta dhe ndëshkimet të cilat parashihen edhe me ligjet tjera”, deklaroi për www.alsat.mk, Imer Selmani, ish ministër i Shëndetësisë.

Kujtojmë se në hetimin për tragjedinë në Tetovë që ndodhi më 8 shtator, janë përfshirë edhe ekspertët gjerman ndërsa nga kjo tragjedi mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të lënduar./ Alsat.mk

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him