Albania

Trajtimi financiar dhe logjistik/ Gjonaj, mesazh informues për secilin punonjës të burgjeve

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ -Ministrja e Drejtësisë , Etilda Gjonaj i ka drejtuar një letër çdo punonjësi të Policisë së Burgjeve, ku ka renditur në mënyrë të detajuar informacionin që përmban VKM e miratuar dje për Trajtimin Financiar dhe Logjistik të forcave policore të burgjeve.

Ajo shprehet se i ka kërkuar strukturave drejtuese të çdo IEVP-je të njohin efektivët e Policisë së Burgjeve me mesazhin e plotë.

“Nëpërmjet një letre drejtuar çdo punonjësi të Policisë së Burgjeve, kam dhënë në mënyrë të detajuar informacionin që përmban VKM e miratuar dje për Trajtimin Financiar dhe Logjistik të forcave policore të burgjeve. Për këtë arsye i kam kërkuar strukturave drejtuese të çdo IEVP-je të njohin efektivët e Policisë së Burgjeve me mesazhin e plotë. Ky është një informacion me shumë rëndësi, që duhet të informohet çdo punonjës i forcave policore, pasi është një arritje historike e kërkuar nga vetë ata me vite të tëra dhe e realizuar nga ne”, nënvizon Gjonaj.

“Pavarësisht se nuk po jetojmë kohë të lehta, kjo kategori ka qenë dhe do të jetë në qendër të prioriteteve tona, për shkak të rendësisë që ka të pasurit e një force policore burgjesh të qëndrueshme, të pakorruptuar dhe të motivuar në punën e saj! Shpresoj që këto hapa që kemi ndërmarrë si pjesë e objektivave tona, të motivojnë stafin e sistemit të burgjeve për të punuar me më shumë përkushtim dhe integritet”, thekson ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

You can also hand over tickets for Euro and return the money (if the matches are postponed in March, everything will burn out). Instructions
Mark Clattenburg: Klopp knows what he's doing, he's incredibly smart. Jurgen is bad at losing, he and Ferguson have more in common than he realizes
Alex Ferguson: Rooney has had a fantastic career. I hope he can be a coach
A Bundesliga club cannot be bought. But Volkswagen was able to
Midfielder Bayer Amiri was called a fucking Afghan. After the match, the Union player apologized
Ozil and Arsenal have agreed to terminate their contract. He will complete the move to Fenerbahce at the weekend
Klopp on Bruno: Outstanding player, leader. Good transfer for Manchester United, unfortunately