Albania

Trajtimi i rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore/ 26 gjyqtarë trajnim nga OSBE dhe Shkolla e Magjistraturës

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Prezenca e OSBE në Shqipëri i kushton vëmendje të veçantë rritjes së kapaciteteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve për trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore nga këndvështrimi i mbrojtjes së viktimave.

Prezenca dhe Shkolla e Magjistraturës ofruan raundin e parë të kurseve të trajnimit për 26 gjyqtarë dhe prokurorë me synim pasurimin e njohurive të tyre rreth legjislacionit të ri kundër trafikimit dhe praktikat më të mira për të siguruar zbatimin efektiv të qasjeve të bazuara tek të drejtat e njeriut dhe viktimat në procesin penale.

Prezantimet dhe diskutimet nxitën shkëmbimin e mendimeve mbi rolin e gjyqësorit në lidhje me masat anti-trafikim në vend, duke balancuar mbrojtjen e të drejtave të viktimave me dënimin e autorëve të veprave penale.

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të programit “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili zbatohet nga një konsorcium organizatash vendase dhe ndërkombëtare që udhëhiqet nga UNICEF Albania dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse
Alvaro Morata: Spain had a chance to beat Poland. I am grateful to Luis Enrique for his trust
Kozlowski broke the Euro record by playing for Poland at 17 years and 246 days. He surpassed Bellingham
For the first time since 1996, Spain has no wins after two rounds at the Euro. Then it reached the playoffs