Albania

Turqia mbylli rrugën për pacientët me COVID, shqiptarët zgjedhin opsione të tjera, çarterat tashmë drejt Austrisë

Që prej muajit mars, 565 të infektuar kanë zgjedhur të udhëtojnë me chartera mjekësor drejt vende të tjera.

Nga këto, 270 udhëtime mjekësore me ‘chartera’ janë regjistruar drejt shtetit turk.

Vjena është destinacioni i dytë, i cili renditet pas Turqisë për numrin e udhëtimeve mjekësore jashtë vendit.

E treta rendita Italia për numrin e charterave të nisur drejt saj nga Rinasi.

Udhëtimet drejt Turqisë, bëjnë me dije burime nga Aeroporti i Rinasit, vijojnë normalisht për qytetarët rezident në këtë shtet pa protokolle të shtuara dhe masa strikte.

Ndërsa për disa vende të Bashkimit Europian ka kufizime protokollare shëndetësore që kanë vendosur shtetet siç është Italia, ku kërkohen arsye emergjente.

Kujtojmë se Turqia 3 ditë më parë ka vendosur që të mos pranojë më për kurim pacientë me Covid-19 nga shtetet e tjera, për shkak se kapacitetet në spitale po ezaurohen.

Më së shumti pacientët e prekur me koronavirus që niseshin drejt Tuqisë ishin nga Shqipëria, Gjeorgjia, Rusia dhe Iraku.

Qeveria turke ditën e djeshme ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore private që mos të sjellin më pacientë me Covid-19, përndryshe do të gjobiten.

j.l./ dita

Football news:

Bruno after 3-2 with Liverpool: Playing for Manchester United in the Premier League is a dream
Manchester United beat Liverpool for the first time under Solskjaer. Mancunians have not beaten an opponent since March 2018
Manchester United will play West Ham in the 1/8 final of the FA Cup, Man City - with Swansea, Chelsea - with Barnsley
Cagliari have extended their contract with Di Francesco until 2023. The club has 7 consecutive defeats
Girona posted a meme with a cat dancing to the polka after the victory over Espanyol
Levandovsky has 500 goals in his career. Only Ronaldo, Messi and Zlatan have scored as many of the current players
Real Madrid director Butragueno on Modric: Such players make football better. The fact that he is in our team is a luxury