Albania

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për pastrimin e kullës C në kalanë e Durrësit

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Në një nga kullat fortifikuese të kalasë së Durrësit, kulla C, ka filluar puna për pastrimin e saj, pas dëmtimit të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

CHwB Albania bën të ditur se “hap pas hapi, punimet e pastrimit rreth fragmenteve të Kullës C në Durrës kanë filluar. Dhe historia ka shumë për të na ofruar. Një prej pjesëve të gjetura gjatë punimeve është verifikuar nga Prof. Gjerak Karaiskaj dhe Prof. Pirro Thomo se përmban një vulë të Perandorit Anastasi, duke lidhur direkt pjesë të murit me periudhën e mbretërimit të Anastasit (491-518)”.

“Stabilizimi emergjent i kullës C është një nga hapat e parë në rikuperimin e saj pas tërmetit. Kemi një rrugë të gjatë përpara nesh, dhe shumë pyetje për t’iu përgjigjur. Ne premtojmë që përveçse të stabilizojmë këtë strukturë të vlefshme, të mbledhim sa më shumë histori për sundimtarët, perandorët, njerëzit që ndërtuan kullën, njerëzit që jetojnë rreth saj, pikëpamjet tuaja për mënyrën si duhet të ruhet kjo kullë dhe si t’i lidhim ato në një interpretim për t’i mbajtur të gjithë atje ta shijojnë për orë të tëra”, – thekson CHwB Albania.

Ky projekt mbështetet nga ambasada e Suedisë në Tiranë në partneritet me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë. Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518) me origjinë nga ky qytet dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme. Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.

Muret mesjetare aktualisht rreth 4,6 metra në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala.

Lëkundjet e tërmetit të rëna në 26 nëntor nuk kanë kursyer as monumentet e kulturës, të cilat datojnë prej shekujsh. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Manchester United have started negotiations with Raiola to extend Pogba's contract
Luis Suarez: Our goal is to win the three upcoming matches. We will wait for real to make a mistake
Kike Setien: Barcelona didn't play a great match. Espanyol played well in defense
Andujar Oliver on deletions: Fati went too far in the foot, and the foul on the Peak was even more dangerous, perhaps
Atalanta extended the winning streak to 11 matches, beating Sampdoria-2:0
Milner played his 536th game in the Premier League and was ranked in the top 5 of the League in games played
Barca midfielder Fati is removed in the Derby with Espanyol. He spent 5 minutes on the field