Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

U godit me thikë gjatë një takimi elektoral, ndërron jetë deputeti konservator në Britaninë e Madhe. Policia arreston një 25-vjeçar si të dyshuar

Deputeti konservator Sir David Amess ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë në zyrën e tij lokale në një qark pranë Londrës, gjatë një takimi elektoral me votuesit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, në jug të Essex.

Sipas mediave të huaja pavarësisht ndihmës mjekësore, 69-vjeçari për fat të keq ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia bën me dije se një 25-vjeçar u arrestua, i cili dyshohet se është edhe autori i vrasjes.

Sipas këshilltarit të tij John Lamb, deputeti konservator Sir David Amess ishte vetëm duke bërë një takim normal elektoral kur ndodhi goditja me thikë.

Sipas tij, deputeti u mbajt në vendngjarje pa u transferuar në spital për mbi 2 orë.

Deputeti konservator përfaqësoi Southend West në Essex dhe është zgjedhur që nga viti 1983.

j.l./ dita