Albania

U shkarkua nga Vettingu! Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha. Rasti i parë për KPA-në

Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, pas një vendimi të ditës së sotme.

Kështu, ai bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë. Ardjan Hajdari ishte kryesues i trupës së KPA, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Shulc dhe kreu i KPA, Albana Shtylla.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit të mbyllur nga KPA.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.

Përpara këtij vendimi një grup qytetarësh nga Shkodra firmosën një peticion për rikthimin në detyrë dhe integritetin e Fuat Vjerdhës./TCH

Football news:

Barcelona was the name of Masserano to substitute for injured Pique. Javier refused (Eduardo Inda)
Inter want to sign Giroud in January
ISCO agent: he wants to try to play in another League
Roberto De Derbi is the new Serie A coaching star. His Sassuolo is the best control team in Italy, but it lacks improvisation
Wayne Rooney: Chelsea and Mourinho wanted to sign me, there were also Real Madrid and Barcelona
Eriksen can go to Real Madrid, ISCO-to Inter as part of the exchange (Sky)
Beckham returned to the cover of FIFA 23 years later. For this, he will get more than paid in real PSG