UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Amerikane (FED) është e gatshme të bëjë çmos për të mbështetur ekonominë e SHBA-së prandaj do të rregullojë mjaft shpejt programin e saj të blerjes së aseteve, sipas protokollit të takimit të saj të fundit monetar, i botuar sot.

“Shumë pjesëmarrës në këtë takim ishit të mendimit se Komiteti i Politikës Monetare mund të konsiderojë përmirësimn e udhëzimeve të tij për blerjet e aseteve mjaft shpejt”, shkruhet në raport.

Sipas raportit, ata mendonin se rregullimet e menjëhershme të ritmit dhe përbërjes së blerjeve të pasurive nuk ishin të nevojshme, por që rrethanat mund të ndryshojnë, duke justifikuar kështu rregullime të tilla./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.