Albania

“Ujë 24 orë për Dukatin e Ri”/Projekti përfundon brenda 2 muajsh, përmirësohet jeta e komunitetit


TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri.

Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.

“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.

Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.

Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: De Gea saved us for years, Henderson did the same today. Lingard played well
The semed said goodbye to Barcelona: Thank you for the opportunity to realize the dream. Eternally grateful
Juve have leased Morata from Atletico for 10 million euros with the right to buy out for 45 million
Barcelona and Atletico have agreed a move for Suarez (Fabrizio Romano)
At the 1950 world Cup, Amateurs from the United States beat England. The coach of the Americans compared their players to sheep, and the author of the winning goal went missing
Dan Henderson made his debut for Manchester United at the age of 23. He made 141 appearances on loan
Shaka Hyslop: Many black players do not see the point in coaching courses, believing that they will not be called for an Interview