Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur kur një zjarr ra në një shtëpi të moshuarish në Kharkiv të Ukrainës.

Zjarri i madh ra në rrugën Nizhnyaya Giivska, 150B, në katin e dytë të një ndërtese, e shndërruar në një shtëpi të moshuarish, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.

Brenda në godinë ishin 33 persona dhe tashmë të gjithë ata që nuk kanë pësuar dëmtime u evakuuan.

Vatra e zjarrit u përhap në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë.

28  Shërbime Zjarrfikëse u angazhuan në shuarjen e flakëve.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Ministrit të Brendshëm të hapte sa më shpejt një hetim për ngjarjen dhe për të vendosur personat përgjegjës para drejtësisë.

Prokuroria ka nisur hetimet, por ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb