Albania

Urrente Biden-in në krye të SHBA-së: Ç’e dallon përshëndetjen e Vuçiçit për pasuesin e Trump-it

Beogradi nuk e donte Joe Biden në krye të SHBA-së, i njohur për qëndrimet e tij anti-Millosheviç, ithtar i bmbardimeve të NATO-s mbi Serbi, apo i përkthyer ndryshe dhe si i afërt me faktorin shqiptar.

Vuçiç, i ndjerë mirë me Trump-in, firmosës me të i një marrëveshjeje ekonomike me Kosovën, duke mos pranuar gjithsesi që ta njohë atë, ka rezervuar në përshëndetjen e tij korteziale për Biden, ndryshe nga udhëheqës të të tjerë të rajonit, edhe një ftesë që ai të vizitojë Serbinë.

Madje Vuçiç ka qenë më i gjatë në mesazhin e tij se ç’duhet të jetë zakonisht nëtë tilla raste, duke e patur fund e krye me fjalë mikluese.

“Ky vit shënon 140-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në periudhën e mëparshme, ne shënuam përvjetorë të rëndësishëm nga historia jonë e përbashkët, duke kujtuar shembujt e ndritshëm të aleancës tonë në anën e së vërtetës dhe drejtësisë.

Ata ishin një nxitje e fortë për ne, në Serbi, që të përpiqemi t’i kthejmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e një partneriteti të vërtetë, siç ishin dhe siç duhej të ishin, megjithë plagët e lëna nga kohërat e keqkuptimit dhe mosmarrëveshjes.

Unë jam i bindur se, me respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta, ne do të kemi një partner në ju për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik,” shkroi Vuçiç.

Football news:

Pep about Champions League: When I see Bayern like in the match against Lazio, I do not consider Man City the favorite
Morata contracted a cytomegalovirus infection. The Juve striker fainted after the game with Porto
Prosecutors have reopened the case against Jerome Boateng for assaulting an ex-girlfriend in 2019. She died in February
Gian Piero Gasperini: I will not talk about the removal, or UEFA will disqualify me for 2 months
Zidane on the removal of the Broiler: I don't know if the penalty was excessive. The real world was not his best match, but the win
Ex-referee Iturralde on the removal of the Broiler: Borderline foul. It was possible to show both yellow and red
Gasperini on 0:1 with Real Madrid: You just need to win in Madrid. There is no need to speculate