Albania

Vaksina për COVID-19/ Miratohet ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Aleancës GAVI

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e radhës, shqyrtoi dy projektligje dhe strukturën organike të Komisionit të Prokurimit Publik.

Fillimisht në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi u shqyrtua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19”, i cili u relatua nga deputetja Vasilika Hysi.

Të ftuar për këtë projektligj ishin Albert Nikolla, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Geraldina Prodani, Sekretare e Përgjithshme e kësaj ministrie, Albana Fico, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Nikolla sqaroi se nisma është një nga hapat që po ndërmerr qeveria shqiptare për menaxhimin e situatës së pandemisë dhe se marrëveshja është iniciativë e OBSH-së dhe e vendeve të BE-së, për t’iu përgjigjur bashkërisht situatës.

Zëvendësministri sqaroi se për shkak se kërkesa për vaksinat e sigurta do të jetë jashtëzakonisht të shumta, marrëveshja e lançuar në prill 2020 nga OBSH, Komisioni Europian dhe Franca, synon një qasje inovative dhe të barabartë në vaksinat COVID-19.

Dakordësinë për projektligjin e dha edhe relatorja e komisionit, Vasilika Hysi, e cila argumentoi se nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Hysi vlerësoi nismën e qeverisë për të marrë pjesë në aleancë, çka do të garantojë që Shqipëria, të sigurojë një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar, por edhe me të njëjtin çmim si për vendet e tjera. Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Komisioni vijoi më pas shqyrtimin e strukturës organike të Komisionit të Prokurimit Publik, për të cilin ishte ftuar Kryetari i këtij institucioni, Jonaid Myzyri .

Deputeti Bashkim Fino, gjatë relatimit sqaroi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik, pa efekte financiare shtesë, që nuk ndryshon numrin total të punonjësve dhe ftoi deputetët ta votojnë atë. Pas diskutimeve, komisioni miratoi strukturën organike të KPP-së.

Më tej, në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”, nismë e deputetes Vasilika Hysi. Gjatë prezantimit për komisionin znj.Hysi sqaroi se nisma  ka si qëllim të sigurojë hamonizimin mes përmbajtjes se Kodit Zgjedhor dhe ligjit “Për partitë politike”. Sipas saj, ndryshimet e 23 korrikut 2020 në ligjin për Kodin Zgjedhor, sollën përmirësime legjislative për financimin e fushatës zgjedhore, kufizimin dhe përcaktimin e shpenzimeve dhe transparencën për fushatën zgjedhore, ç’ka sjell nevojën e shfuqizimit të disa neneve nga ligji  “Për partitë politike”.

Deputetja Klotilda Bushka gjatë relatimit të saj sqaroi se janë marrë mendime edhe nga Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, prezencën e OSBE-së në Shqipëri.

Më tej Bushka theksoi se nisma është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Pas pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e sotme u zhvillua përmes platformës virtuale të komunikimit, “Cisco Webex”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Zidane Ob 1:2 with Alaves: the Start of the match is the worst for Real Madrid in the season. We lack stability
A clear penalty! Oh, my God. Ramos and Carvajal on the fall of Hazard in the match with Alaves
Ex-referee Andujar Oliver: Marcelo was pulled by the hair, it was necessary to put an 11-meter shot. There was no penalty on Hazard
Favre Pro 1:2 with Cologne: They were sitting in defence and Borussia were in too much of a hurry. There were few chances
Real Madrid conceded after a mistake by Courtois on a pass. Forward Alaves scored in an empty net
Former Chelsea midfielder Ramirez may end his career. 33-year-old player and Palmeiras terminated contract
Dmitry Cheryshev about his son's coronavirus: there are no Special symptoms. There is nothing to be discouraged, this is the situation in the world