Albania

Vaksinimi masiv antikovid/ Nelaj: Kemi sasi të vaksinës së Sinovac, presim doza të AstraZeneca-s

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Drejtoresha e programit të vaksinimit, Erida Nelaj u shpreh në një intervistë televizive se nesër pritet që të vijnë në Shqipëri një tjetër sasi vaksinash AstraZeneca.

“Aktualisht mendoj që nuk ka më sasi AstraZeneca, mund të ketë diku në Elbasan, Tirana ka përfunduar sasinë e saj. Nesër presim sasi të tjera AstraZeneca që të vijnë. Është e njëjta vaksinë si herën e parë, pjesë e COVAX-it”, tha ajo.

“Mungesë të vaksinave nuk ka pasur. Më shumë dyndje ka në mëngjes dhe fluksi bie në drekë. Ne kemi ende sasi të coronavac, kemi 50 mijë të paprekura, por duhet të kemi kujdes për të ruajtur dozat e dyta”, u shpreh Nelaj.

Aktualisht theksoi Nelaj po vaksinohet me coronavac, Sputnik dhe Pfizer.

“Me Pfizer po vaksinohen personat që kryejnë dializë, pasi studimet kanë treguar se këta lloj personash kanë nevojë për një vaksinë të tillë, po ashtu ata që kanë kryer transplante të organeve, pastaj të personave të tjerë me specifika, kryesisht të lidhura me imunitetin”, theksoi ajo.

“Ne jemi mësuar të shikojmë në flakon datën e skadencës dhe kjo krijoi një problem në momentin e parë, pasi në vaksinën coronavac, nga Sinovac e paketuar në Turqi, ata me ligjin e tyre nuk vendosin datën e skadencës, por datën finale të prodhimit, ajo është data finale kur është paketuar në flakon, por ne kemi të gjitha certifikatat e analizave, të gjithë informacionin, se është data e prodhimit. Data e skadencës në dosjen që ne kemi nga vetë Sinovac është 19 shkurt 2022, për 100 mijë dozat” tha ajo.

Sipas saj, vaksinimi i stafit të hoteleri-turizmit pritet që të nisë me dozat AstraZeneca. “Besoj që shumica do të jenë nga sasia që vjen nesër dhe në vijim. Ndoshta do të jetë vaksina AstraZeneca” përfundoi ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude