Albania

Valbona Selimllari: Nuk kam ambicie politike, prioriteti im ka qenë familja

Ajo do mbetet Missi i përjetshëm shqiptar, por bukuria nuk është dimensionin i saj i vetëm, madje as më i rëndësishmi. Në këtë ‘Urban Story’ do ju prezantojmë me Valbona Selimllarin;  nënë, artiste, punonjëse sociale dhe pjesë e bashkisë së Tiranës.

E rritur në një familje të madhe, Valbona thotë se pavarësisht kohës së vështirë, prindërit e saj kanë ditur që momentet e vështira t’i ruajnë veç për vete dhe mos t’ua përcjellin fëmijëve.

“Prindërit nuk na kanë shfaqur asnjëherë asnjë problematikë, kështu që unë jam rritur në një familje të mbushur me dashuri, me harmoni”, – rrëfen Valbona.

E do shumë artin, pikturat e realizuara prej saj janë kudo në shtëpi, violinës i ka rënë që e vogël dhe momenti i shkëputjes nga ajo ishte jo pak pikant.

“E kam nisur me violinë, e kam nisur me muzikë. Kam shkuar në një konkurs dhe fitova konkursin në violinë. Ajo goca që doli e dyta qante dhe mua më erdhi keq dhe ika e ja lashë asaj vendin e parë”, – tregon Valbona Selimllari.

Vendosi që studimet e larta t’i kryente për dramë. Profesorët e vlerësonin për talentin, por zgjodhi të mos ishte në skenë.

“Fitova shkollën e arteve për aktore, por vetëm një herë kam aktruar. Kemi bërë Don Zhuanin me Tan Imamin, me Land Trebickën ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Ka qenë Gaz Gjoka, Inis Gjoni, Ema Andrea kemi qenë një grup shumë interesant dhe e kam shijuar në ekstrem. Doja një eksperiencë për qejf, e bëra u kënaqa dhe kam një kujtim interesant”, – thotë Selimllari.

E kurorëzuar si e para Miss Albania, Valbona Selimllari na tregon se ajo që ka vlerësuar më shumë te vetja e saj është të qenët njeri i mirë dhe i fortë.

“Unë nuk e kam vlerësuar Bonën asnjëherë si një vajzë shumë të bukur, e kam vlerësuar si një vajzë me personalitet të fortë, të mirë, njeri i mirë për mua është shumë e vlefshme”, – thotë Valbona Selimllari.

U bë pjesë e garës vetëm nga këmbëngulja e shoqeve të saj, ishin ato që në fakt e regjistruan.

“Për hir të së vërtetës, babai im nuk ka qenë asnjëherë problematik, gjithmonë i ka aprovuar zgjedhjet tona edhe nuk e di pse nuk i thashë”, – rrëfen Selimllari.

Pas daljes në televizionin publik Valbona vendosi të bëjë një hap pas dhe ta vijojë karierrën prapa kuintave. Në këtë periudhë prioritetet kishin ndryshuar, ato kishin vetëm një emër, familja.

“Fëmijët janë bekim në jetën e çdo nëne, absolutisht. Çdo femër në momentin që bëhet nënë, si me magji ndodh t’i shtohen fuqitë, je më e përgjegjshme, je më e fuqishme. Duket sikur ai fëmija ka ardhur në jetë për të të bërë ty një mal që nuk mund të shembesh”, –  tregon e emocionuar Valbona.

E përballur me realitetin e trishtë Valbona vendosi që të ofrohej pranë bashkisë së Tiranës për të vijuar qëllimin e saj për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë qytetarëve.

“Njerëzit nuk i shikojnë dhe ngaqë nuk i shikojnë, gjithmonë i paragjykojnë. Kam qenë edhe unë paragjykuese në fillim, edhe unë kam menduar bëhet dhe nuk bëhet punë. Tani që i prek vetë, tani që i bëj vetë dhe që shikoj sa shumë mundim është që t’i heqim nga rruga ata njerëz, them është një iniciativë e vështirë”, – rrëfen Selimllari.

Emri i saj krijoi jo pak zhurmë pak kohë më parë në krah të kryebashkiakut të Tiranës Eriona Veliaj. Sot Valbona Selimllari vendos të përgjigjet.

“Pse unë jam me këta njerëz? Pikërisht se kam qenë dhe e kam parë se çfarë bëjnë, pavarësisht problematikave, se nuk po them që gjithçka është në perfeksion, por nuk më takon të analizoj”, – thotë Valbona.

Por, ka vendosur të renditet në krahun e duhur, sipas saj.

“Nuk kam asnjë ambicie të tillë, nuk mendoj, unë jam një artiste më pëlqen kjo botë që kam, më pëlqen të bëj atë punë që bëj, të ndihmoj  edhe nuk kam ambicie politike”, – tregon Selimllari.Valbona Selimllari rrëfeu shumëçka për jetën, sekretet, pasionet dhe dashurinë e madhe që ka për vendin e saj, për Tiranën ku u rrit dhe që nuk mendoi kurrë ta braktisë.(Euronews)

Football news:

You can also hand over tickets for Euro and return the money (if the matches are postponed in March, everything will burn out). Instructions
Mark Clattenburg: Klopp knows what he's doing, he's incredibly smart. Jurgen is bad at losing, he and Ferguson have more in common than he realizes
Alex Ferguson: Rooney has had a fantastic career. I hope he can be a coach
A Bundesliga club cannot be bought. But Volkswagen was able to
Midfielder Bayer Amiri was called a fucking Afghan. After the match, the Union player apologized
Ozil and Arsenal have agreed to terminate their contract. He will complete the move to Fenerbahce at the weekend
Klopp on Bruno: Outstanding player, leader. Good transfer for Manchester United, unfortunately