Albania

Vdekja e 53 vjeçarit nga Ndroqi/ Studentë të Mjekësisë dhe të rinjtë e FRPD protestë-homazh tek kryeministria

Një grup të rinjsh të FRPD-së dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë.

Ata kanë ndezur qirinj para kryeministrisë për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Çekirri pasi u sorollat dyerve të spitaleve në Tiranë.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllçi ka njoftuar se gjatë protestës do të ndizen disa qirinj në kujtim të Çekirrit dhe ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tyre.

Në orën 18.30, një grup të rinjsh nga FRPD dhe studentë të Mjekësisë do të bëjnë një protestë homazh para kryeministrisë. Të rinjtë do të ndezin qirinj për 53 vjeçarin Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë kurën e duhur. Kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe 2 studentë të Mjekësisë do të kenë një komunikim me median. Ju ftojmë ta ndiqni nga afër dhe drejtpërdrejt këtë homazh protestë”, ka thënë ai.

Çekirri denoncoi në media se nuk iu dha ndihmë mjekësore nga QSUT dhe Spitali Ushtarak të cilët e “sorollatën” sa në një spital në tjetrin.

Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua e për pasojë ndërroi jetë ditën e premte, teksa sot u përcoll për në banesën e fundit.

Football news:

A clear penalty! Oh, my God. Ramos and Carvajal on the fall of Hazard in the match with Alaves
Ex-referee Andujar Oliver: Marcelo was pulled by the hair, it was necessary to put an 11-meter shot. There was no penalty on Hazard
Favre Pro 1:2 with Cologne: They were sitting in defence and Borussia were in too much of a hurry. There were few chances
Real Madrid conceded after a mistake by Courtois on a pass. Forward Alaves scored in an empty net
Former Chelsea midfielder Ramirez may end his career. 33-year-old player and Palmeiras terminated contract
Dmitry Cheryshev about his son's coronavirus: there are no Special symptoms. There is nothing to be discouraged, this is the situation in the world
Hazard has problems with the muscles of his right leg. He was replaced in the game with Alaves