Albania

Vdes Winston Groom, autori i ”Forrest Gump”

ALABAMA, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Autori i romanit të njohur “Forrest Gump”, mbi të cilin bazohet filmi hollivudian me protagonist Tom Hanks, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

”Winston Groom vdiq në qytetin e tij të lindjes Fairhope, Alabama”, cituan mediet amerikane të afërm të autorit.

“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur e dëgjojmë këtë. Ai është padyshim një ikonë këtu”, deklaroi kryebashkiaku Wilson për CNN.

Sipas buletinit lokal të lajmeve AL.com, jeta e Groom, me shërbimin ushtarak në Vietnam, të paralelizuar me atë të personazhit kryesor në romanin e tij të vitit 1986, u bë film në vitin 1994 me protagonist Tom Hanks në rolin kryesor.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi