Partia Demokratike, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Rama.

Në reagimin e PD-së thuhet se ka ardhur koha për ndryshim, duke shtuar se së bashku do ta sjellim këtë ndryshim e se më 25 prill, Shqipëria do të fitojë.

Postimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Rama që dështoi për 8 vjet me radhë dhe e la Shqipërinë në vendnumëro, nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë për të dalë nga kriza ku ai e zhyti.

Ndërkohë që vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Rama.

Ka ardhur koha për ndryshim. Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe me 25 prill Shqipëria do të fitojë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb