Albania

Vetëflijimi në Kombinat, psikiatrja: Çmenduri e dyfishtë, jo patjetër lidhur me fenë

Ngjarja e ndodhur ditët e fundit në Kombinat ku u fetëflijuan nënë e bijë ka tronditur mbarë opinonin shqiptar.

Historia “horror” e Zhaneta dhe Anisa Josifit të cilat u vetëflijuan duke besuar tek ringjallja kanë ngjallur edhe reagimet e psikologëve, duke mos e parë këtë çështje vetëm si një veprim të ndërmarë për shkak të disa riteve por duke parë probleme të forta të shëndetit mendor.

E ftuar në Ora News, psikiatrja Ariana Rreli shprehet se janë problematika të shëndetit mendor të cilat në rrethana shumë të vështira e çojnë deri në marrjen e akteve të tilla.

Gjithashtu ajo shprehet se është një psikozë e quajtur çmenduri e dyfishtë ku mjafton që një person në familje të besojë në një realitet që nuk ekziston dhe mund tja nxisë pjestarit tjetër të familjes.

Psikiatrja Ariana Rreli ngre dhe një problematikë tjetër të rëndësishme në Shqipëri e cila lidhet me faktin se shumë persona nuk flasin për problemet që mund të kenë, duke i konsideruar turp apo mëkate.

Rreli: Unë insistoj të them që sektet fetare, besimi është gjerësisht i përhapur pavarësisht nëse është mysliman, ortodoks, i krishterë, i jehovait, secili ka të drejtën të besojë ose të ketë pika referimi qoftë edhe të besimit fetar të caktuar. Në rastin që padiskutim mjekësia ligjore dhe instancat e tjera do të japin versionin përfundmtar, unë besoj më tepër tek një psikozë e instaluar brenda familjes. Nuk e kam deformacion profecional ta shikoj si një problematikë të shëndetit mendor, sepse është një mënyrë shumë bizarre e vetëflijimit. Në psikiatri studiojmë një psikozë që quhet çmenduria e dyfishtë që në këtë rast është e trefishtë ku mjafton njëri nga personat të besojë në një realitet që nuk ekziston, mund të induktojë me mendimin e tij të gjithë familjarët e tjerë. 

Kjo ndodh në rrethana shumë të egra sociale apo ekonomike apo dhe të një mentaliteti që mund të zhvillohet si pasojë e faktorëve të jashtëm. Mbyllja e shoqërisë sidomos në raportet që ka me shëndetin mendor, kemi pasur paragjykime, shumë pak flasim për problemet tona dhe e konsiderojmë shëndetin mendor që po të vi, është turp, mëkat dhe kjo na ka bërë që ne të verbalizojmë shumë pak vuajtjet tona. Për më tepër shtojmë dhe një paragjykim të shoqërisë tonë për këto probleme, do krijojë një mbyllje siç mendoj që ka ndodhur në atë familje dhe në këtë rast, një ide apo një bindje e cila ka gjeneruar në një nga anëtarët e një familje ka çuar në një pasojë shumë të rëndë të shëndetit mendor siç është vetëflijimi.

Të paktën nga të dhënat që janë deri më tani, nuk është domosdoshmërisht sekti që ato ndiqnin, ai që ka ndikuar kaq shumë tek kjo mënyrë e vetëflijimit të tyre. Me këtë nuk dua të mbroj asnjërën nga palët por është njësoj sikur të themi që në ndikimin e besimit mysliman, një kamikaze vret. Patjetër që ky kamikaze ka një problem prapa. Nuk është rast përgjithësimi se çfarë një sekt fetar mund të predikojë.

l.h/ dita

Football news:

Kike Of Setian: I didn't think that the match with Napoli could be my last in charge of Barca
Where the Champions League left off: Sarri risks being relegated from Lyon, while Real Madrid will face city
Josep Bartomeu: Messi is the best player in history. He wants to stay at Barca
Ex-Director of Valencia on the transfer of Ronaldo: in 2006, the club agreed with his agent and sponsors, but the deal did not take place
Klopp, Lampard, Rodgers and Wilder claim the award for the best coach of the Premier League, Pep-no
The authors of Showsport choose the winner of the Champions League: Chernyavsky - for Leipzig, Muiznek believes in real 🤪
Trent, rashford, martial and Greenwood are up for the award for the best young player of the season