Albania

VIDEO: 18 vjet më parë, kur Gjykata e Hagës shpallte të pastër luftën e UÇK-së. Kthimi në Kosovë, si çlirimtar, i Fatmir Limajt dhe pritja madhështore që i bëri Hashim Thaçi

Ishte viti 2003 kur Fatmir Limaj i njohur si komandant “Çeliku” e nisi përvojën si i pari komandant i UÇK-së me gjykatat për krime lufte.

Këtë vit tribunali i Hagës ndaj Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut filloi gjykimin ndaj tyre të akuzuar për krime lufte. Limaj u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat dhe Haga vërtetoi pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi u prit me tubime festive në Kosovë, duartrokitje e brohorima.

Vetë Limaj që e deklaroi të pafajshëm plotësisht veten u prit si një çlirimtar për të dytën herë.

Ndërsa jehona e luftës, masakrat e ushtrisë serbe dhe memorialët ende të freskëta nga gjaku i dëshmorëve, flamujt kuq e zi mbushën rrugët dhe sheshet.

Kthimi në Kosovë i Limajt, ku u prit nga Hashim Thaçi u shoqërua me një vizitë në Prekaz, një përulje mbi varrin e Adem Jasharit.

“Shembulli më i mirë për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës është Prekazi”, do të thoshte Limaj.

Festa mbushi dhe odat në shtëpinë e familjes Limaj, ku prindërit e pritën të përlotur por dhe krenarë jo vetëm se ishte biri i tij, por se pafajësia e tij, ishte kauza, ishte pafajësia e luftës së UÇK-së për çlirimin nga okupatori.

o.j/dita

Football news:

Barcelona will not buy Garcia this winter
Monaco scored 36 points in the first 20 games of the seasons. More than it was under Jardim
Rivaldo: Koeman deserves respect for the trust of young people. Zidane stopped doing that
Roma cannot beat Lazio in 4 consecutive matches
Mourinho on extending the lease of the Bale: Not a second was said about it
Neuer - best goalkeeper of the decade, Buffon-2nd, Courtois-3rd (IFFHS)
Bruno picked up 4 Player of the Month awards in 2020. Ronaldo, Henry and Lampard had the same number-but for a career in the Premier League