Albania

VIDEO / Biden flet pas takimit me Putin: Ngrita çështjen e një Europe të lirë dhe atë të Nalvany. Do të ketë pasoja nëse vijon ndërhyrja në zgjedhjet amerikane

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur për herë të parë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë.

“Axhenda ime nuk është kundër Rusisë ose dikujt tjetër, por është në favor të amerikanëve”, tha Joe Biden, i cili theksoi se “asnjë president amerikan nuk mund të jetë indiferent ndaj të drejtave themelore të njeriut“.

Ai theksoi se “Mbrojtja e të drejtave të njeriut është pjesë e ADN-së së SHBA-së” duke evidentuar se kjo është arsyeja pse ai ngriti çështjen e ndalimit të Alexei Navalny.

“Duhet të ketë rregulla themelore dhe ne duhet t’u bindemi atyre”, tha ai.

“Duhet të jemi të angazhuar në nivel ndërkombëtar. Ngrita çështjen e një Europe të lirë dhe të bashkuar. Duhet të ketë disa rregulla bazë të cilat nuk duhet të shkelën. Është shumë i rëndësishëm stabiliteti. I thashë Putin ato që kam dashur t’i them gjatë gjithë kësaj kohe. Diskutuam për një mekanizëm të përbashkët. SHBA kërkon të forcojë më tej aleancën me të gjitha shtetet, megjithëse me Rusinë kemi ende shumë punë për të bërë. Takimi zgjati rreth tre orë, patëm edhe momente kur nuk ramë dakort me njëri-tjetrin, por dialogu është shumë i rëndësishëm. Duhet të gjejmë edhe një marrëveshje për sigurinë kibernetike, sepse vendet tona do të dëmtohen nëse ne nuk arrijmë në një marrëveshje të tillë”, ishte fjala e Biden.

“Nëse Rusia do të vazhdojë të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane do të ketë pasoja të rënda”, shtoi Presidenti amerikan.

j.l./ dita

Football news:

Ex-Real Madrid midfielder Pedro Leon has moved to Fuenlabrada. She signed Zozulya yesterday
Diego Costa can move to Besiktas. He is offered 3 million euros a year and 2 million for signing
Richard Dunn: Diash is young, but he has a special aura around him. He will be able to claim the captaincy at City
Rafael Benitez: Working at Everton is a chance to show that I want and can compete with anyone
Davide Calabria: It's even better if no one believes in Milan. Our goal is to add
Lyon made a request to Chelsea for Emerson. The defender of the Italian national team is Interesting to Inter and Napoli
Lewandowski trained on the weekend to get in shape before the start of the season