Albania

VIDEO/ Gjonaj jep lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve: Akti më i rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik, arrihet një barazi me policinë e shtetit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, përmes një video-mesazhi publik ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve sa i përket trajtimit të tyre financiar.

Në kuadër të reformës së nisur në sistemin penitenciar, Gjonaj u shpreh se “Qeveria Shqiptare në mbledhjen e sotme miratoi një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve ku për herë të parë arrihet një barazi me Policinë e Shtetit”.

Ashtu sikurëse kishte premtuar edhe më herët lidhur me këtë premtim, Gjonaj nënvizoi se “Si Ministre e Drejtësisë jam krenare që arrijmë një rezultat të tillë në përmirësim të kushteve financiare të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar”.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të ministres Gjonaj: 

Bëj këtë komunikim sot, për të dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve, ku një ndër premtimet që kemi bërë kur filluam reformën në sistemin penitenciar, sot u bë realitet.

Qeveria Shqiptare në mbledhjen e sotme miratoi një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve ku për herë të parë arrihet një barazi me policinë e shtetit. Si Ministre e Drejtësisë jam krenare që arrijmë një rezultat të tillë në përmirësim të kushteve financiare të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar.

Vendimi i miratuar sot nga Qeveria Shqiptare konkretizon atë parashikim ligjor të miratuar disa muaj më parë në paketën ligjore të reformës penitenciare, duke barazuar trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Burgjeve me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ky vendim i Qeverisë, përcakton trajtimin me pagën bazë për gradë, shtesën mbi pagë për natyrë të veçantë pune, shtesën për çdo vit vjetërsie shërbimi, kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzime për qera banesë për të gjitha punonjësit që transferohen apo komandohen larg vendbanimit të tyre, si dhe trajtimin me ushqim pa pagesë për punonjësit e policisë së burgjeve .

Nga ky vendim qeverie, përfitojnë 3559 punonjës të policisë së burgjeve, të cilët do të marrin rritjen e pages për gradën duke I shtrirë efektet që në muajin gusht të këtij viti kur ligji ka hyrë në fuqi, me një vlerë totale nga buxheti I shtetit prej 42.3 milion lekë.

Gjithashtu i jepet zgjidhje përfundimisht edhe shpërblimit të vjetërsisë në shërbim për punonjësit e policisë së burgjeve, problematikë tashmë e trashëguar prej më shumë se 12 vjetësh. Tashmë cdo punonjës i policisë së burgjeve do të përfitojë vjetërsinë në shërbim që nga dita e parë që ka filluar punë në sistemin penitenciar.

Kjo rritje, do të vijojë me efekte të tjera financiare për rritjen e pagës së forcave policore të burgjeve dhe në vitin 2021, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen, në vlerën totale prej 180 milion lekesh.  Parashikimet ligjore dhe në vitet në vijim sjellin qëndrueshmërinë për trajtimin e përshtatshëm financiar të stafit policer të burgjeve.

Përvec shtesës në gradë nëpërmjet këtij vendimi të qeverisë të miratuar sot, për herë të parë i jepet zgjidhje një cështje problematike, që ka të bëjë me trajtimin financiar të forcave të policisë së burgjeve të cilët për nevoja të punës, transferohen apo komandohen duke ju kompensuar shpenzimet e transportit dhe qerase së banesës në rastet kur ushtrojnë detyrën e tyre në një distancë mbi 36 km nga vendbanimi i tyre,

Një masë tjetër e adresuar nëpërmjet këtij vendimi, lidhet me trajtimin me ushqim për punonjësit e policisë së burgjeve që transferohen ose komandohen,  me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për të ushtruar detyrën e tyre. Efektet financiare të këtyre masave llogariten në vlerën e 20.8 milion lekësh në vit, të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

Miratimi i këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave do të bëjë të mundur realizimin e një trajtimi më të mirë në pagë dhe në shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Burgjeve, në zbatim të legjislacionit përkatës.

Padyshim që jemi të vetëdijshëm për kontributin por njëkohësisht edhe vështirësitë që kanë në detyrën e tyre punonjësit e policisë së burgjeve, nisur edhe nga situatat e fundit të fatkeqësive natyrore, por vendimi i miratuar sot nga Këshilli i Ministrave është një premtim i mbajtur nga ana e Qeverisë Shqiptare për një trajtim dinjitoz të forcave policore të burgjeve.

Por puna jonë nuk do të ndalojë këtu, derisa të realizojmë çdo objektiv të reformës penitenciar, duke vijuar me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje në përmirësim të ngritjes së kapaciteteve të stafit policor dhe garantimit të karrierës, rritjes së sigurisë në burgje dhe përmirësimit të kushteve për trajtimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Faleminderit!

Football news:

Gary Neville: We will discuss Tuchel's departure in 1.5-2 years, I am sure. This is how Chelsea works
Valery Gazzaev about his son in Siena: He's only 40, he needs to gain experience. The deputy of the State Duma Valery Gazzaev commented on the appointment of his son Vladimir as the head coach of Siena from the 4th division of Italy
Pedri about Barca: I got where I wanted to go. Learning is easier when there are good players around
Rangnick refused to take charge of Chelsea on an Interim basis
Bruno on van de Beke: I would not be happy if I was in Donny's position
Another quarter of an inch and I'd have lost an eye. Middlesbrough player Fry was kicked in the face, the referee did not give a penalty
Mueller congratulated Brady, who reached his 10th Super Bowl at the age of 43: You are a hero and an inspiration!