Albania

“Virus i mallkuar”, shpërthen drejtori i Senatoriumit: Spitali nuk ka qenë kurrë kaq i mbushur, dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë

Perlat Kapisyzi, drejtori i Senatoriumit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ku ka treguar përjetimet e bluzave të bardha pas dyerve të spitalit COVID 2 ku po trajtohen personat e prekur nga virusi.

Kapisyzi tregon vështirësinë që duhet të kalojë një mjek, pa lënë mënjanë vuajtjet e pacientit, jo vetëm për të mbajtur në jetë të sëmurët, por për t’u dhënë gjithë shpresë se gjithçka shkon mirë.

Ai thotë se spitali nuk ka qenë kurrë kaq i mbushur, ku dy e treta e të shtruarve janë në gjendje të rëndë dhe ku këta të fundit i shohin bluzat e bardha me sy plotë lutje dhe shpresë.

Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje!”- shprehet Kapisyzi.

Drejtori i spitalit shprehet se ky virus i mallkuar është shumë tinëzar dhe shumë i shpejtë. Ai vijon më tej duke thënë se bluzat e bardha kanë nevojë për ndihmë dhe besim nga të gjithë.

Mjeku bën thirrje që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, si maska dhe distancimi. Kapisyzi shpreh nevojën e mjekëve për mesazhe që u japin forcë dhe i mbështesin pasi kjo është një situatë shumë e vështirë.

Statusi

I gjithë personeli, sanitarë , infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë ,shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kane punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste.

Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen qe të shkakton humbja e jetës… me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kane mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra …

Por gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor kovidian “, do te ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës .

Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre.

Si asnjëherë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë.. maska oksigjeni.. sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën.. maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarve…

Veshjet munduese anti kovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy na njohin nga “ dritaret e shpirtit” përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire… Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje!

Sy plot  lutje , shpresë e gëzim kur ndjehen më mirë.. por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës…kthjelltësinë e mendjes..

Si kurrë ndonjëherë sot pacientët, familjarët e tyre komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “kovidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që te na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne  gëzimi për jetën.

Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar…në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij…por duke i   vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës.

Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dalë… na duhet ndihma e skalioneve të dyta – komunitetit mbështetës, medias, politikës  besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen.

“Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje,

Kush na bën të ndihemi me prit ne te ardhmen

Kush na bën që të jemi krenarë me jetu

Shpresa është përgjigje” (Amores)

Se bashku shpresa gjallon ,rritet, forcohet shpërndahet kudo me jete të shpëtuara.

h.b/dita

Football news:

Pep Guardiola: Tuchel is an exceptional coach. I am sure he will succeed with Chelsea
Flick's future in Bayern is in doubt. He has a difficult relationship with Salihamidzic
Mikhailovich's autobiography - 🔥 Was friends with a criminal boss, rushed to the Inter locker room to deal with Ibra, defeated leukemia
Chelsea's chances of signing Alaba have increased since Tuchel's arrival. Real Madrid is also Interested in the player
Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus